Aktualitet

August 19, 2024 | 12:50

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, kuptimi i festës dhe ritet për besimtarët bektashinj

Mijëra qytetarë nga e gjithë bota ditën e sotme bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Skrapar. Riti i kësaj festet të shenjtë për besimtarët bektashinj nis sot, më 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht.

 

pelegrinazhi-mali-i-tomorit

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut me dhjetëra-mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora bëhen pjesë e kësaj feste fetare. Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndetin dhe paqen në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit.

mali-i-tomorrit

Për organizimin e këtij pelegrinazhi Kryegjyshata Botërore ka marrë masat për të gjithë besimtarët. Në një deklaratë kryegjyshi i bektashive Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se janë në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu Baba Mondi i bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes me zjarret gjatë kohës që ndezin qirinj.

“Kryegjyshata ka marrë masat e duhura këto ditë. Ne gjithë këto kohë të zhvillimit të pelegrinazhit kemi siguruar rrugë automobilistike, kemi siguruar ujë dhe gjera sanitare për ti ardhur në ndihmë popullit. Janë marrë masa për të pritur ata në restorante dhe bare, për të bërë çdo gjë që ata të ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.

Kryegjyshata botërore ka marrë masa për t’i mbajtur gjallë këto ditë të gëzuara të Abaz Aliut. Do ketë personalitete të ndryshme që do japin shfaqje, siç janë Kastriot Tusha, Dritan Boriçi, Bujar Asqeriu dhe të tjerë që vijnë për nder të Abaz Aliut.

Lutemi të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes me zjarret kur të ndezin qiri. Janë marrë masa edhe për pjekjen e mishit. Pra Kryegjyshata është në ndihmë të njerëzve. Kemi marrë masa që çdo gjë të shkojë me paqe dhe dashuri”, tha ndër të tjera Baba Mondi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top