Kurrë mos u pendoni për atë që keni bërë, për guximin që keni treguar në çdo veprim për të arritur qëllimin ose ëndrrën tuaj. Pendimi i asaj që bëtë për faktin se gjërat nuk shkuan siç keni shpresuar është absurditet dhe humbje e energjisë dhe kohës. Dhe nëse gjithçka shkon mirë? A do të të vij keq?
Nëse përgjigjja është jo, atëherë nuk duhet të pendoheni për të provuar, për të rrezikuar. Ajo që vërtet shkakton pendimin është se nuk po merrni në konsideratë zhgënjimin. Shumë herë pritjet tona nuk materializohen.
Dështimi duhet të shërbejë si mësim, madje edhe për t’u përpjekur përsëri falë përvojës së fituar.
Të pendohemi do të thotë që të qëndrojmë në zonën e rehatisë, duke ëndërruar atë që mund të ndodhë. Në këtë rast ne ndalojmë së përpjekuri, ne nuk luftojmë për të arritur qëllimet tona. Ne jemi të kënaqur me një jetë pa emocione për shkak të frustrimit.
Por zhgënjimet janë pjesë e jetës. Herët ose vonë ato do të vijnë tek ju, edhe në qoftë se ju nuk rrezikoni ose nuk aktivizoheni me një projekt të ri. Ato shfaqen kudo: me familjen, me partnerin, me jetën, me punën… Edhe shumë mungesa e rreziqeve mund të bëhet burim frustrimi.
Mos grumbulloni keqardhje
Të gjitha vendimet, veprimet, ato që keni ëndërruar dhe për të cilat keni luftuar kanë krijuar personin që jeni sot, vendin ku dëshironi të qëndroni dhe për të cilin jetoni jetën tuaj. Askush nuk duhet të pendohet për atë që ai është ose si ai ka zgjedhur të jetojë.
Suksesi në shoqërinë aktuale është mbivlerësuar dhe duket se vetëm ata që ndërmarrin rreziqe triumfojnë.
Ne vlerësojmë shumë rezultatet, por nuk vlerësojmë progresin, sakrificën dhe përpjekjet e gjithë njerëzve që luftojnë për të arritur qëllimet e tyre. Kjo esencë është ajo që me të vërtetë ka vlerë: të kemi një qëllim që na shtyn të vazhdojmë të jetojmë; ta duash, të rrezikosh paratë, kohën dhe punën për të. Në realitet, gjithçka na motivon dhe na forcon, në vend që të përqendrohemi vetëm te rezultati. Ëndrra për të ndërtuar gjithçka që duam është ajo që na bën të ngrihemi çdo mëngjes dhe na bën të ndihemi më të lumtur.
Prandaj, nuk duhet të pendoheni për atë keni bërë; pendohuni për atë që nuk e keni bërë nga frika e dështimit. Nuk është e përshtatshme që të ndëshkoheni për vëmendje ndaj frikës, por është e këshillueshme që të kuptoni se keni qenë të zhveshur nga një emocion negativ. Një emocion që ka kaluar dhe është zëvendësuar nga ajo që mund të ketë qenë.
Mos u shqetësoni, ne mund të mësojmë. Ne nuk jemi të përsosur dhe është shumë e zakonshme që të udhëhiqemi ose manipulohemi nga disa emocione. Ne gjithashtu mund të mësojmë prej tyre. Ju vendosni të fluturoni një herë e përgjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodh!
Një person i pjekur ka ëndrra dhe pritshmëri, por gjithashtu është me këmbë në tokë. Njerëzit e pjekur e njohin veten shumë mirë dhe e pranojnë veten pa kushte; ata e dinë plotësisht se sa larg mund të shkojnë. Ata i dinë limitet dhe potencialin e tyre dhe mbi këtë bazë ata nxjerrin një projekt dhe janë në gjendje ta kuptojnë atë, sepse ata e dinë se kanë kontroll të mjaftueshëm të situatës.
Kur flasim për kontroll, ne i referohemi qartë çdo gjëje që vërtet mund ta kontrollojmë, domethënë çfarë varet nga ne: frustrimet, veprimet, vendimet, tolerancën…
Njerëzit e pjekur janë njerëz të guximshëm që gjithmonë fokusohen në të tashmen, por imagjinojnë një të ardhme më të mirë. Ata duan të “mbërthejnë” jetën. Mendimi i tyre është përmbledhur në këtë: “Nëse jemi këtu për të jetuar duhet të jetojmë. Nëse gjërat shkojnë keq, ne duhet të shohim se si mund t’i zgjidhim ato”.
Kjo nuk do të thotë se ata janë njerëz sipërfaqësorë që nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Në realitet, edhe impulsivët janë shumë të frikësuar. Pjekuria dhe inteligjenca emocionale i bëjnë ata të guximshëm, por gjithashtu të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm.
Çelësi i suksesit qëndron në faktin se ata nuk kanë frikë kur mendojnë për dështimet e mundshme. Duke qenë realistë, ata nuk i perceptojnë ato si të mundshme, por vetëm si mundësi.
Çfarë po prisni për të qenë një trim? A mendoni se gjithmonë duhet të qëndroni në plazh, pa shkuar kurrë në det? Ju jeni këtu për të jetuar, për të rrezikuar, për të arritur të gjitha ëndrrat tuaja dhe për të zbuluar magjinë që qëndron pas tyre. Dhe nëse gabon ti mund të mësosh dhe të rifillosh fluturimin. Kurrë mos u pendoheni për atë që keni bërë. Pendohuni vetëm për atë që nuk e keni bërë nga frika.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / it.aleteia.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.