Lifestyle

January 21, 2020 | 9:33

Për adhuruesit e djathit, Londra ofron suita të veçanta për ta

Për dashamirët e vërtetë të djathit, tashmë ju jepet shansi që të flini në një suitë që ka si tematikë pikërisht djathin. Cheese Suite, një dhomë krejt e re hoteli, do të hapet në Londër, ku të gjithë të dashuruarit me djathin do të plotësojnë çdo dëshirë të tyren.

Gjithçka do të jetë me temë djathin, nga letra e murit, deri tek qeset dhe etiketa e varur në derë, e cila lexon: “Hani djathë, mos u shqetësoni”. Cafè Rouge dhe Cuckooz Homes kanë menduar për gjithçka, duke bërë lojëra me temë djathin, sapun banjosh me një aromë të pazakontë dhe produkte të tjera të dedikuara vetëm për ata që e duan vërtet këtë produkt.

Ata që kanë patur fatin të zgjidhen për të qëndruar në këtë dhomë të jashtëzakonshme në zemër të Camden, një nga lagjet më në modë në Londër, do të priten me një gotë verë të shoqëruar me djathë dhe gjatë gjithë qëndrimit mund të porositin gatime me bazë djathin.

Suita, e vetmja në llojin e vet do të jetë e disponueshme për prenotim vetëm duke marrë pjesë në një konkurs: qëndrimi është falas, por dhuratat pranohen. Për të marrë pjesë duhet të dërgoni një e-mail në [email protected] deri më 21 janar. Dhjetë pushuesit do të konfirmojnë prenotimin e tyre, duke zgjedhur një natë midis 29 Janarit dhe 6 Shkurtit. Adresa e saktë e suitës do të zbulohet vetëm për fituesit.

 

 

Burimi / https://www.lastampa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top