Në fokus

December 2, 2015 | 20:56

Për burrat dhe gratë!

1Nga: Majlinda Bregu

Dhjetori i çdo viti është edhe muaji i luftës kundër dhunës ndaj grave e vajzave.

Nuk shoh asnjë lajm apo shkrim në leksikun tonë mediatik për hallet e përditshme dhe dhunën që vret gra. Ka vetem një trishtim llafazan mediatik rreth shëmbëlltyrave të zakonshme skematike a metaforike mbi bukurinë perfekte. Nërkohë që ka ca si ditë netë, nëse koha matet dot veteëm sipas akrepave të orës, ëe lajmet e tjera “shoqëruese” në media janë me histori të komentueshme grash të cilave ju qëlloi të ishin femra në një kohë diktature, jashtë skemës së pëlqyshme (në çdo kohë në fakt) të grave pa zë e kokëulura, thënë ndryshe të grave ” zonja”.

Ju qëlloi të ishin dhe të bukura edhe të lakmueshme, jo të nginjura me normat ngrirëse të kohës kur jetuan kulmin e feminilitetit.

Një “opinion”i pafre ndaj Lindita Theodhorit nga Gjergj Leka që e quajti siç rëndom pa u munduar fare një burrë sulmon një grua: “kurvë”, hapi siparin.

Më pas na u fanit po me të njëjten dilemë fytyra e bukur e Parashqevi Simakut dhe përsëri një personazh nga skena e festivaleve, Alida Hisku të cilën nuk e lëndoi askush së pari me titull të madh gazete, por e bëri titullin vete duke rrëfyer si e kishin përdhunuar ca pushtetarë të djeshëm, burra derra e pushta siç ka patur e ka plot. Koha në këëe rast nuk ka ndryshuar asgjë.

Mua mu duk një rrëfim ngjethës po aq sa ngjethje më sillte në mend fytyra e Lindita Theodhorit kur lexonte “t’ i bëhej skaneri” nga ish kolegë, në kishte qenë apo jo ajo që i dukej Gjergj Lekës.

Ne radhë histori grash, të cilat i lidh këtë radhë jo gjykimi mbi performancën artistike,porse gjykimi se cila është e vërteta e vërtetë që po rrotullohet përsëri e përseri në opinione burrash?!

Këto “acik” opinione as nuk përpiqen t’i japin të vërtetës formën që (s) ka. Por gjithkush sipas ideve të veta “të qarta” për njerëzit, e zgjedh vetë çfarë të besojë: instiktin e historinë e përdhunimit që rrëfen Alida Hisku, apo analizën e burrave mbi ndjesinë e saj.

Unë besoj se është një dëshpërim i madh ky përgojimi i pafund i grave përmes zërave e gjykimit të burrave përdite e përditë.

Dhe këtë herë nuk po e lexoj dot këtë histori si një copëz të përdhunimit kolektiv që komunizmi i bëri shqiptarëve.

Historitë e krimet e komunizmit në Shqipëri janë si rrënojat e Romës së lashtë. Sa më shumë të gërmosh aq më shumë shtresa do të gjesh dhe ne nuk kemi patur kurrë as dëshirën as kurajon për të gërrmuar atë kohë. Kështu po jeton shoqëria jonë. Gënjeshtra, krime, të pavërteta, paragjykime shtresë pas shtrese, traumë pas traume. Secili sipas mundësisë e ka rilevuar dhe lustruar me një shtresë të hollë betoni këtë të nëndheshme dhe i ecim sipër rehat e lehte- lehtë, siç jemi mësuar të ecim ne, në sipërfaqe.

Ajo që më nervozon pa fund është kjo histori e përsëritur dhe ripërsëritur e një shoqërie me mijëra halle e kredhur drejt shkatërrimit dhe që nuk harron asnjë ditë t’ju bëjë gjyqin grave përmes një arsyetimi banaliteti të pashoq.

Janë dënuar pa gjyq, burgosur, vrarë e përdhunuar gra e burra nën tmerrin e komunizmit. Janë dhunuar në baraka,kasolle, qeli, edhe në shtëpitë e tyre. Janë ndarë nga fëmijet me dhunë.

Janë masakruar me format me të ndyra. Disa e kanë rrëfyer, shumë të tjera nuk kanë folur dot, se nuk kanë dashur që të kujtoheshin për histori përdhunimi. Jo se nuk kanë patur kurajo, por sepse ju ka ardhur turp që në vdekje a jetë të quheshin të ëmeritura.

Gratë e kanë gjithmonë gati dikë që t’i gjykojë. Quhet “pasqyrë” a ” i dashur” a ” burrë” a ” Gazetar” a “Koleg” a “Shef”,ja që veç Zotit, një tjetër jashtë vetes e kane gati përherë t’ju thotë si duhet të ndjehen, a duhet t’ ju vijë turp dhe kur mundësisht t’ju vijë turp, të pranojë për të vërtete atë që për të vërtetë u servirin,t’i shohin ngjarjet e të flasin për ndjenjat e tyre jo si i ndjejnë,por mundësisht duke imagjinuar se ç’formë do të marrë fytyra e atyre që i dëgjojnë apo i lexojnë. Të ndjejnë duke arsyetuar se nuk duhet të zhgënjejneë arsyet e të tjerëve.

Ndryshe. Kur një burre a ca ju thonë se je e përdalë, ose e pandershme, me mirë të heshtë se sa të bëhet histori disa javore në media. Kur disa burra i thonë që ne e dimë që nuk je përdhunuar, të kërkoje falje pse nuk kërkoi dëshmitarë kur e përdhunuan, ose më keq të kërkoje falje se e ka ndjerë veten të përdhunuar. Nuk ka rëndesi se si ka punuar a ka qenë e arrirë në art a në punë tjetër, ajo që mbush faqe mediash duhet patjetër të jetë lajm kinse për të shuar a ndezur kuriozitetet e meshkujve.

Ajo që më tmerron është kjo lehtësia e komenteve dhe e gjykimit edhe kur flasim për trauma kombëtare.

Një humnerë ku kemi rëne të gjitëe dhe llackavitemi sipas stilit përkatës po të gjithë.

Jetojmë zhytur në një shoqeri me shumë njerëz të copëzuar, që koken e kanë zbrazet e trupin me korace, njerëz ëe cilët diafragma si ndihmon dot që frika që kanë brenda vetes të mos ju kthehet në agresivitet.

Nuk kam ndërmend t’ i lutem askujt për t’i trajtuar ngjarjet dhe lajmet me historitë e grave si njerez e jo objekte, sepse ky është muaji i luftës kundër dhunës ndaj grave.

Le ta gjykojë vetë secili. Si burra e gra që krijojnë dhe riprodhojnë njerëz,si baballarë djemsh e vajzash dhe jo si qënie superiore. Në dore e ka gjithkush vetë të mendojë, pa të ndryshojë.

Se siç thotë një grua e mençur, Gloria Steneim: “Problemi kryesor që kanë burrat e gratë sot nuk është të mësojnë, por të ë’mësojnë çfare dinë gabim”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top