Këshilla & Arsye

February 1, 2017 | 13:18

Për çfarë pendohemi në jetë?

Dr. Gayle Brewer ka kryer një studim mbi keqardhjen që ndjejnë njerëzit. Në studim kanë marrë pjesë 2000 vullnetarë.

1

Këtu janë disa fakte  të nxjerra nga studimi:

  • Shumica e njerëzve kanë  pendesa në jetë dhe kalojnë 2 orë në javë duke menduar rreth tyre
  • 20% e femrave ndiheshin të keqardhura për zgjedhjn e gabuar të partnerit. Tek meshkujt kishte një rënie në 10%.
  • 25% e të anketuarve besojnë se nuk është e mundur të jetosh një jetë pa  pendesa
  • 33% e të anketuarve mendojnë se nuk mund të përmbushini ëndrrat e tyre për arsye ekonomike
  •  25% mendojnë se janë frenuar për arsye familjare dhe 32% fajësojnë mungesën e guximit

Po për çafrë ndiheshin të keqardhur pjesëmarrësit në studim?

  • Nuk kishin udhëtuar mjaftueshëm
  • Humbja e kontakteve me shokët
  • Nuk kanë praktikuar një sport
  • Nuk kanë kursyer mjaftueshëm
  • Nuk ndaluan pirjen e duhanit
  • Nuk kanë studiuar më shumë
  • Kanë bërë zgjedhjen e gabuar të karrierës
  • Kanë humbur vite me partnerin e gabuar
  • Janë ushqyer jo shëndetshëm
  • Nuk kanë mësuar një gjuhë të dytë

Të intervistuarit ishin në fund të jetës së tyre dhe studimi u kërkoi të identifikonin pendesat më të zakonshme për atë moment. Megjithatë është e qartë se ne të gjithë kemi pendesa, cilado qoftë mosha jonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top