Në fokus

November 26, 2016 | 6:30

Për edukimin seksual nuk ka kohë dhe moshë të përcaktuar

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Në momentin kur fëmija pyet: “Si kam lindur unë?” dhe kjo pyetje bëhet rreth moshës 2-3 vjeç, specialistët këshillojnë t’i tregohet e vërteta. Ky është momenti i parë i edukimit seksual.

Të edukosh një fëmijë në drejtim të seksit, do të thotë ta ndihmosh atë të njohë dhe ndërtojë vetveten.

Perceptimi i parë seksual bëhet rreth moshës 2 vjeç. Te vajza ndodh kur fillon të interesohet për tualetin, si nëna e saj. Pra, ajo identifikohet me nënën si femër. Ndërsa te djali shfaq kuriozitet nëna për të kuptuar ndryshimet. Ose, kur një djalë dhe një vajzë urinojnë të dy, e shohin njëri-tjetrin, pse njëri e bën në këmbë dhe tjetri ulur?!

  • Të rriturit duhet të jenë të kujdesshëm në etikën e të folurit kur i shpjegojnë fëmijës seksualitetin.1
  • Ata duhet të zgjedhin fjalët.
  • Gjithashtu, të rriturit duhet të jenë shumë të vëmendshëm kur flasin mes tyre, por në prani të fëmijëve, pasi shpesh nuk i kontrollojnë fjalët dhe gjestet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top