Këshilla & Arsye

July 28, 2017 | 9:11

Për edukimin seksual nuk ka kohë dhe moshë të përcaktuar

Për edukimin seksual nuk ka kohë dhe moshë të përcaktuar. Në momentin kur fëmija pyet “si kam lindur unë?” dhe kjo pyetje bëhet rreth moshës 2-3 vjeç, specialistët këshillojnë t’i tregohet e vërteta dhe ky është momenti i parë, i edukimit seksual.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Të edukosh një fëmijë në drejtim të seksit, do të thotë ta ndihmosh atë të njohë dhe ndërtojë vetveten. Perceptimi i parë seksual, bëhet rreth moshës 2 vjeç. Tek vajza është kur fillon të interesohet për tualetin si nëna e saj. Pra ajo identifikohet me nënën si femër. Ndërsa djali shfaq kuriozitet, të shohi nënën e tij për të kuptuar ndryshimin. Ose kur një djalë dhe një vajzë urinojnë të dy dhe shohin njëri tjetrin, pse njëri e bën në këmbë dhe tjetri ulur.

Të rriturit duhet të jenë të kujdesshëm në etikën e të folurit kur i shpjegojnë fëmijës seksualitetin. Ata duhet të zgjedhin fjalët. Gjithashtu të rriturit duhet të jenë shumë të vëmëndëshëm kur flasin mes tyre sidomos në prezencë të fëmijëve, pasi shpesh nuk i kontrollojnë fjalët dhe gjestet. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top