Marrëdhënie

May 30, 2019 | 8:05

Për fëmijët më shumë rëndësi kanë marrëdhëniet me familjarët, sesa lodrat

Atmosfera e festave njihet ndryshe si atmosfera e dhuratave. Megjithatë, pa e ekzagjeruar: duhet të kujtojmë se ajo që fëmijët kanë vërtet nevojë është të luajnë, jo të kenë lodra.

Në këtë klimë, është mirë të kujtojmë se një grup studiuesish nga Universiteti i Virxhinias kanë zbuluar se fëmijët, nëse u jepet mundësia, preferojnë aktivitete “të mëdha” sesa lodrat që i simulojnë ato. Një e vërtetë e madhe që Maria Montessori e kishte sjellë në vëmendjen e publikut (gati një shekull më parë) dhe që për fat të keq shpesh është injoruar. Në vend që të gatuajnë perimet plastike, fëmijët preferojnë të pastrojnë perimet reale, të gatuajnë pica të dielën ose të luajnë për të pastruar dollapin.

Lodrat janë shpesh të padobishme. Përkundrazi, një lojë shtëpie është më stimuluese, sidomos për fëmijët më të mëdhenj, pasi ajo nuk vepron si një “zëvendësues” për një aktivitet të vërtetë, por tërheq lojtarët në dimensionin e gjallë. Për fat të keq, fëmijët janë të ekspozuar ndaj një numri të madh të reklamave që përcjellin mesazhe që nuk i plotësojnë gjithmonë nevojat e tyre.

Kjo nuk do të thotë që lodrat janë “të dëmshme” në mënyrën më absolute. Megjithatë, fëmijët tanë të cilët nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm për këtë, duhet të kenë më pak lodra dhe më shumë kohë për të luajtur së bashku.

Nëse keni kohë dhe mundësi, lërini fëmijët tuaj të bëjnë diçka të vërtetë në vend që të pretendojnë ta bëjnë atë përmes lodrave. Do të jetë më emocionuese për ta. Në vend që t’i jepni dy kukulla, u ofroni atyre mundësinë për të kaluar një pasdite me familjen e tyre, ndoshta duke gatuar së bashku.

 

Burimi / portalebambini.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top