Më mirë mos u dhuroni fëmijëve smartphone, tablet apo një lojë të re për festat e fundvitit. Kjo këshillë vjen nga Paolo Crepet, psikiatër, shkrimtar dhe sociolog, i cili ka shkruar një letër për të gjithë prindërit në “Huffington Post”.
“Të dashur prindër, për festa mos u dhuroni fëmijëve gjëra që kanë lidhje me teknologjinë! Jepni kontributin tuaj për t’i çliruar ata nga kjo varësi e shfrenuar”. Shumë fëmijë kanë një pajisje teknologjike. Nga një studim europian ‘The Net Children Go Mobile’ ka dalë në pah se 46% e fëmijëve të moshës nga 9-16 vjeç ka një telefon, 20% një tablet dhe 23% e fëmijëve i përdor këto pajisje digjitale për të qëndruar çdo ditë online.
Gjithnjë e më të lidhur, gjithnjë në linjë, gjithmonë e më shumë në rrjete sociale dhe whatsapp. Ky zakon i dëmshëm i ka bërë fëmijët që të jenë më pak të pranishëm në ‘jetën reale’.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.