Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme? Ne ju japim zgjidhjen më të thjeshtë dhe efikase. Sekreti i gjithçkaje qëndron në faktin se bukuria vjen para së gjithash nga brenda nesh! Gjë që do të thotë se dieta e ekuilibruar luan rolin kryesor në gjithë këtë histori. Ekspertët kanë zbuluar se kur ushqimi është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, forcon flokët dhe promovon rritje më të shpejtë.
Por çfarë të shtoni në pjatën tuaj dhe pse?
- Spinaq
Është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.
- Fara kungulli
Janë një burim i mirë i zinkut, një element gjurmë që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.
- Avokado
Është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Ai rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Vitamina E vonon dëmtimin e flokëve dhe i mbron ata nga dehidratimi.
- Patate e ëmbël
Është një burim i mirë i biotinës ose përndryshe vitamina ‘B7’. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura. Gjithashtu, biotina ndihmon që flokët të qëndrojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Përmirëson strukturën e flokëve dhe gjithashtu riparon flokët e dëmtuar dhe të brishtë.
- Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë
Janë të pasura me vitaminë ‘C’, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.