Pak kohë më parë yndyra ishte elementi më i padëshirueshëm i një diete dhe armiku i shëndetit. Po ashtu edhe kripa. Tashmë njerëzit kanë filluar të mbajnë regjime ushqimore ku sheqeri është i reduktuar ndjeshëm.
Dietat pa sheqer inkurajojnë njerëzit që të shmangin sheqerin e tryezës (sukrozën), sheqerin diabetik si mjaltin dhe shurupin e panjës, miellin e rafinuar, pijet joalkoolike, ëmbëlsirat dhe disa fruta si banane. Gjithashtu disa rekomandojnë edhe eliminimin ose kufizimin e produkteve të qumështit.
Në një artikull të publikuar nga CNN, dietologët theksojnë se konsumi i tepërt i sheqerit mund të çojë në obezitet dhe për këtë arsye mund të rrisë rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.
Megjithatë, nuk është e nevojshme ta shmangni plotësisht sheqerin. Është më mirë që të reduktoni ushqimet e përpunuara, të hani më shumë perime dhe të kufizoni sheqerin që konsumoni në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj.
Burimi / http://tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.