Marrëdhënie

May 15, 2017 | 16:00

Për një familje të lumtur…

Të krijosh një familje dhe të rrisësh fëmijë është një punë mjaft e vështirë. Ja disa këshilla që jeta juaj të jetë e lumtur dhe ju të jeni të buzëqeshur.

1

 Ndajini ndjenjat dhe emocionet e ditës

Nëse keni krijuar një familje flisni me ta për çdo gjë. Nuk bëhet fjalë që ju të flisni edhe me fëmijët për detaje, por gjithsesi tregojuni atyre ato që iu ndodhin. Kjo do iu lidhe me tepër dhe do favorizojë edhe diskutimet për tema delikate më vonë.

Dilni shëtitje së bashku

Një studim amerikan ka treguar se fëmijët që ndihmojnë në punët e shtëpisë dhe që dalin shëtitje me prindërit e tyre do kenë mundësi të jenë më të shoqërueshëm dhe të kenë më tepër miq.

Organizoni konkurse në familje

Nëse nuk keni mundësi të bëni gara jashtë shtëpisë mund te organizoni konkurse dhe lojëra brenda. Këto aktivitete do iu bëjnë të ndiheni më mirë, më të lumtur dhe do të argëtoheni.

Kushtojini më shumë vëmendje njeri-tjetrit

Nuk do të thotë që t’i kushtoni vëmendje vetëm atij apo asaj që keni në krah. Edhe fëmija kërkon ngrohtësi. Nëse ai qan për shembull, mos i vendosni vetëm biberonin te goja dhe ta lini ne shtrat. Merreni ne krah dhe vallëzoni me te. Do ndiheni edhe vetë me mire.

Darkoni në familje

Tradita e një darke në familje, të gjithë së bashku nuk duhet humbur. Mbrëmja është një moment i privilegjuar për të qenë pranë njeri-tjetrit, për të folur mbi ato që keni kaluar gjatë ditës, për të planifikuar të nesërmen si dhe për ta çmuar praninë e njeri-tjetrit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top