Shumë njerëz mendojnë, gabimisht, kur thonë se vendosja e bimëve në dhomën e gjumit është e dëmshme për shëndetin. Por, siç thotë botanisti Gilberto Kerbauy i Universitetit të São Paulo, nëse kjo do ishte e vërtetë, “nuk do të kishte asnjë indian të gjallë në rainforest Amazon”.
Natyrisht, ka bimë më të përshtatshme se të tjerat për t’i mbajtur në dhomën tuaj. Këto bimë pastrojnë ajrin dhe rrisin nivelet e oksigjenit. Në këtë mënyrë ato do të bëjnë që të flini dhe të merrni frymë më mirë.
Ja cilat janë ato:
- Lavanda
Lavanda lehtëson ankthin dhe pagjumësinë. Duke thithur aromën e saj, çlirohet një efekt qetësues dhe relaksues.
- Aloe vera
Ekspertët besojnë se ajo ka një fuqi të jashtëzakonshme detoksifikuese dhe anti-inflamatore. Përveç kësaj, aloe është një bimë e veçantë, e cila duhet të mbahet në shtëpi pasi eliminon kimikatet që gjenden në produktet e pastrimit. Gjithashtu pastron ajrin.
Të dhëna relevante: kur ekspozohet në një zonë shumë të ndotur, aloe shfaq pika ngjyrë kafe, simptomë që tregon se diçka nuk shkon në aspektin e cilësisë së ajrit.
- Jasemina
Është në gjendje të sigurojë një gjumë të mirë natën në një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Jasemina, përveç përmirësimit të cilësisë së gjumit, redukton ankthin. Ju kurrë nuk do të zgjoheni me një humor të keq!
- Shpata e San Giorgio
E njohur gjithashtu si Sanseveriana, ajo pastron ajrin dhe rrit nivelin e oksigjenit. Ndoshta është bima ideale që duhet të mbani në dhomën tuaj të gjumit. Kjo bimë thith dioksid karboni dhe lëshon oksigjen gjatë natës. Nëse keni nevojë për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj dhe për të marrë frymë më mirë, kjo është zgjedhja ideale për ju.
- Edera
Bimë e mrekullueshme e dobishme për pastrimin e ajrit dhe thithjen e substancave toksike si benzeni dhe formaldehidi. Është sigurisht ndër bimët më të rekomanduara.
Burimi / ognigiornomagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.