Lifestyle

November 26, 2015 | 11:12

Për një ndryshim stinor… psikologjik!

Kurajë për rinovim

Bashkë me ditët plot dritë dhe larmi ngjyrash, stina e bukur sjell edhe nevojën për të ndryshuar dhe ripërtërirë vetveten, gjë që shumë prej nesh e di fare mirë. Mblidhni mendjen një pasdite dhe merrni guximin për të çliruar hapësirat. Kjo do t’ju ndihmojë të bëni vend për gjëra të reja në dollapin tuaj, por edhe për përditshmërinë. Pyetja e parë e dobishme është përballja me: çfarë nuk ju pëlqen më? Kujdes, në lojë nuk janë vetëm rrobat, që për një arsye apo një tjetër nuk i veshim më, por edhe ato që nuk mund të përdoren më. Shumë shpesh pranojmë të mbajmë pesha që në të vërtetë nuk na përkasin më. Atëherë?! Filloni të hiqni qafe sa më shumë të tilla, për të lehtësuar jo vetëm raftet por edhe vetveten nga kjo ngatërresë.

Kujdesu për veten

Ju mund të kaloni gjithë jetën tuaj duke luftuar me trupin. Në vend që të vazhdoni të fajësoni ekzistencën pa ndryshuar asgjë, filloni t’i përgjigjeni me ndershmëri kësaj pyetjeje: çfarë dëshironi? Gardëroba për çdo grua është një univers i vogël, e aftë të tregojë periudha të ndryshme të jetës sonë: të mbledhura nga fotot e vjetra dhe pamja që patëm krijuar dhe të kërkojmë një horizont të ri për atë që duam në të vërtetë të dukemi. Është koha të hedhim poshtë “armët” dhe të pranojmë atë që jemi dhe të kemi kurajën të shkojmë përpara, në drejtimin që me të vërtetë e dëshirojmë.

Trajno ndjenjat

Një fustan që e duam, ndihmon të ndihemi më të bukur dhe të fitojmë siguri: është vërtetë vetëm një veshje, por që arrin të stimulojë një anë të fshehtë, që grish kënaqësinë e të jetuarit në liri me trupin, me buzëqeshje dhe pa shumë gjykime. Merrni pesë minuta kohë për të reflektuar: sa ndihesh në formë? Analizo qëllimet apo situatat e ndryshme, ato të cilat ju bëjnë të ndiheni plot energji dhe vullnet për të jetuar, gjërat që nxisin entuziazmin tuaj. Shpesh i imponojmë vetes vendime të drejta, përshtatur në mënyrën e gabuar. Në vend që të bëjmë një zgjedhje të detyruar, duhet të përpiqemi të përqendrohemi te kënaqësia. Parë kështu, një dietë apo aktiviteti sportiv zbulon bukurinë e perceptimit të një trupi të shkathët dhe të fortë, edhe me koston e disa sakrificave. Pastro gjithçka nga dollapi dhe nga jeta, që ju kujton ndonjë detyrim dhe përpiquni t’i mbushni ditët me një qëndrim të ri. Edhe ditët më të vështira do të përftojnë një grimë më shumë të butësisë dhe lehtësisë.

Gjej të bukurën

Prekni lehtazi pëlhurat me majat e gishtave, vëzhgoni proceset e ndryshme dhe do të zbuloni nga veshjet ato që do të përmbushin shijet tuaja dhe do të përkëdhelin kënaqësinë. Ngjyrat mund të transformojnë një fytyrë duke i lartësuar tiparet: çfarë ngjyrash të shndrisin? Organizo një pasdite me miqtë dhe përpiquni të bëni një lojë të thjeshtë. Secili duhet të tregojë tri cilësi pozitive që ju bëjnë të veçantë; një ushtrim i vogël që do t’i bëjë mirë vetëvlerësimit dhe do

t’ju ndihmojë të nxirrni në pah, përmes ndihmës së ndërsjellë, dallime që e bëjnë secilin një person të ndryshëm, me bukurinë e vërtetë dhe një jetë vitale unike. Kur mësojmë të udhëhiqemi nga ndjenjat dhe vetëdija, transformohet gjithashtu edhe mënyra e të shpenzuarit, të bërit pazar sepse blen pak, por jeni në gjendje t’i jepni më shumë vlerë.

Zgjidh stilin e tënd

Pamja e jashtme nuk është thjeshtë çështje veshjeje, por personaliteti. Reflektoni mbi qasjen që keni ndaj botës dhe njerëzve që mund të hedhin dritë mbi sjelljen dhe mënyrat që jo gjithmonë jemi të vetëdijshëm: kush është stili juaj? Analizoni veshjet, eliminoni pa mëshirë atë që nuk është më pjesë e juaja, e jetës suaj… filloni të krijoni një profil të ri për veten. Veshjet flasin për ne dhe na tregojnë atë çfarë ne duam, por çdo ditë ne mund të vendosim se çfarë dëshirojmë të jetë pjesë e jetës tonë dhe të zgjedhim atë që na bën të lumtur, të qeshur dhe të shkujdesur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top