Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka rrëfyer për herë të parë për publikun një episod goxha të vështirë nga fëmijëria e tij.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Se luan topi”, Arbri foli për sëmundjen e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe se mjekët i kishin humbur shpresat.
“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.
Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.”– rrëfeu ai.
/Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.