Mirëqenie

January 30, 2017 | 9:15

Për parandalimin e Alzheimer-it bëni këto tri gjëra

1

Një dietë e shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik dhe mbajtja e një peshe normale duket se reduktojnë shtimin e proteinave në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

Këta faktorë të jetesës janë të rekomanduara tashmë për mbrojtjen kundër Alzheimer. Kjo është e rëndësishme, për shkak se deri më tani  gjysma e rasteve me Alzheimer mund t’i atribuohet faktorëve të rrezikut, si arsimi i ulët, pirja e duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti. Një zvogëlim prej 10 deri 25 përqind e këtyre rreziqeve  mund të parandalojë rreth 500,000 raste në Shtetet e Bashkuara.

Studimi përfshiu 44 të rritur, të moshës 40 deri 85 vjeç, të cilët po përjetonin probleme të lehta të kujtesës, por nuk ishin diagnostikuar me Alzheimer. Ata dhanë informacione në lidhje me dietën e tyre, nivelet e stërvitjes, indeksin e masës trupore (BMI), dhe faktorë të tjerë të jetesës.

Në mënyrë të veçantë, njerëzit që bënin shumë aktivitet fizik dhe kishin një BMI normale kishin më pak depozita të proteinave që ndikojnë për zhvillimin e sëmundjes, se ata që kryenin më pak stërvitje dhe kishte BMI të larta. E njëjta gjë për ata që ndiqnin një dietë të shëndetshme, në këtë rast, dietën mesdhetare.

“Fakti që ne mundëm të zbulonim ndikimin e jetesës në një nivel molekular, para fillimit të problemeve serioze të kujtesës na befasoi”, thotë autori kryesor David Merrill.

Studimi i ri përforcon idenë se zakonet që janë të mira për trupin, janë  të mira edhe për trurin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top