Këshilla & Arsye

June 2, 2017 | 9:41

Për pushime sa më të bukura

Vera na bën të mendojmë gjithmonë për pushimet. Pushime në breg të detit, në mal, diku në një fshat turistik, por pse jo edhe duke mos lëvizur nga shtëpia… mjafton të pushosh, të çlodhesh, të ndihesh mirë e të mund ta rimarrësh veten nga lodhja e një viti të tërë. Pushimet të lejojnë gjithashtu jo vetëm të rigjesh veten, por edhe gëzimin e familjes, shokun, mikun, të dashurin e zemrës. E për ta arritur këtë gjatë pushimeve tuaja:

1

1. Planifikoni çdo gjë

Të kalosh pushime të bukura do të thotë të përgatisësh çdo gjë. Ku e kur do të
shkoni me pushime? Nuk është një vendim që duhet marrë i vetëm, por me ata që do t’ju shoqërojnë… flisni me ta për dëshirat, mundësitë. Diskutoni edhe për shpenzimet, e nëse nuk jua lejon xhepi të shkoni aty ku ju ëndërroni, gjithsesi përpiquni ta realizoni këtë dëshirë qoftë edhe duke ndenjur më pak ditë apo duke shtyrë gjithçka për një kohë të dytë. Mos harroni: një vendim i tillë ia vlen më shumë sesa të shkoni me pushime në një vend ku nuk do të kënaqeni aspak dhe ku e vetmja ndjesi që do të merrni me vete, do jetë ajo e parave dhe e kohës së harxhuar kot. Për të kaluar pushime të bukura nuk është e nevojshme të shkosh larg. Ia vlen edhe të zbulosh e të shkosh në një vend afër qytetit tënd. Në një vend, të cilin ende nuk e njeh dhe që do kënaqesh shumë kur ta zbulosh.

2. Përfitoni nga familja dhe të afërmit tuaj

Të kalosh pushime me familjen ose miqtë është edhe një rast i mirë për të forcuar lidhjet me ta. Por kjo mund të lindë edhe tensione. Përpiquni të mos harroni (kryesisht nëse keni fëmijë të moshave të ndryshme) që jo të gjithë kanë detyrimisht të njëjtat dëshira, synime, ide. Siç ndodh rëndom edhe në pjesën tjetër të vitit, edhe në këto ditë përpiquni të gjeni gjuhën e përbashkët. Përpiquni të respektoni dëshirat e gjithsecilit, por edhe të jeni së bashku rreth një tavoline, të luani së bashku apo të bëni së bashku diçka tjetër që mund t’ju sjellë gëzim… të këndoni një këngë që ju pëlqen dhe që në mendjen tuaj ju do ta kërcenit të përqafuar së bashku.

3. Së bashku – pa harruar veten

Pushimet duket se ngjallin edhe mjaft dëshira kontradiktore: të jesh bashkë me miqtë, me familjen apo thjesht vetëm: është normale. Përpiquni të gjeni momente të jeni edhe vetëm, apo të jeni me njeriun që ju doni, e më pas kënaqësia kur të takoni gjithë të tjerët do të jetë edhe më e madhe. Mos harroni, pushimet janë momenti më i mirë për të qenë së bashku… me familjen, me miqtë… por, pa harruar veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top