Mirëqenie

November 7, 2016 | 9:59

Për rritje të energjisë konsumoni vaj kokosi

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Vaji i arrës së kokosit është një acid yndyror zinxhir i mesëm (MCFA) në krahasim me acidet yndyrore zinxhir të gjata (LCFA), që gjenden në shumicën e vajrave në dietat tona. Vaji i kokosit është i lehtë për sistemin e tretjes, duke kërkuar tretje minimale. Ajo kalon menjëherë në mëlçi dhe konvertohet në energji. Pra, për një rritje të shpejtë të energjisë, hani një lugë vaj kokosi, ose shtoni atë në ushqimin tuaj.Vaji i pastër, i virgjër i kokosit, që nuk përmban asnjë hidrogjenezë (procesi i shtimit të hidrogjenit për ta kthyer një yndyrë të lëngshme në të ngurtë ), përmban 92 % yndyrna të ngopura, shumën më të lartë të yndyrave të ngopura nga çdo yndyrë tjetër. Shumica e yndyrave të ngopura bëhen të ngurta në temperaturë dhome dhe gjenden tek prodhimet shtazore (të tilla si mishi, qumështi, pulat me lëkurë dhe dhjami i biftekut) dhe përmbajnë kolesterol. Ndryshe nga yndyrat shtazore, vajrat tropikalë; i palmës, i kokrrave të palmave dhe vaji i kokosit; janë yndyra jo të ngopura që quhen vajra, por në varësi të temperaturës së ambientit mund të jenë të ngurta, gjysmë të ngurta ose të lëngshme dhe nuk përmbajnë kolesterol.Si të gjitha yndyrat, vaji i kokosit është një përzierje e acideve yndyrore. Vaji i kokosit përmban një përzierje të pazakontë të acideve yndyrore të gjatësisë së shkurtër dhe të mesme molekulare, sidomos acid laurik 44 % dhe acid miristik 16.8 %. Është kjo përbërje e pazakontë që mund të ofrojë disa përfitime shëndetësore.

Një lugë gjelle vaj kokosi përmban 117 kalori, 14 gram yndyrë, 12 gr yndyrë të ngopur dhe nuk ka vitamina apo minerale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top