Mirëqenie

December 5, 2016 | 9:02

Për shëndetin e zemrës këshillohet kjo pije

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.

Faktorët riskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të ruhet një ekuilibër i mirë ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.

Zemra është organi që bën shpërndarjen e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet, atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit.

Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh, siç janë: hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.

Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial, i cili shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë, ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.

Për shëndetin e zemrës këshillohet kjo pije:

1

– 4 limonë mesatarë

– 4 thelpinj hudhra

– 3 litra ujë të ngrohtë

Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe pritini në kubikë të vegjël, pa iu hequr lëkurën. Qëroni hudhrat dhe pritini në copa të vogla. Më pas kalojini në frulator derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas shtoni ujin e ngrohtë dhe masën ndajeni në flakonë qelqi dhe mbyllini hermetikisht.

Kjo kurë zgjat 40 ditë dhe duhet bërë një herë në vit. Në ditët e para ju duhet të pini vetëm një lugë gjelle nga pija rreth 30 minuta para çdo vakti. Nëse trupi juaj reagon mirë dhe nuk paraqet asnjë efekt kolateral shtoni dozën deri në dy lugë në ditë para çdo vakti.

Kjo pije mbron shëndetin tuaj dhe ka përfitime të shumëllojshme:

– Ul nivelin e triglicerideve në gjak

– Ul nivelin e kolesteriolit të keq (LDL) dhe rrit kolesterolin e mirë (HDL)

– Parandalon shfaqjen e trombozës dhe tumoreve të ndryshme

– Eliminon depozitat e yndyrës në trup

– Përmirëson aktivitetin e mëlçisë dhe funksionit e saj purifikues

– Ul presionin arterial

– Rrit aktivitetin e sistemit imunitar

– Kjo pije ka efekt antioksidues dhe ripërtërin qelizat e lëkurës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top