Mirëqenie

May 15, 2019 | 8:40

Për të asimiluar vitaminën D, trupi juaj ka nevojë për magnez

Dihet tashmë se vitamina D mbron kockat tuaja dhe i mban ato të shëndetshme. Dihet gjithashtu se trupi juaj e prodhon këtë substancë nëpërmjet kontaktit me rrezet e diellit. Ajo që nuk ishte e njohur, ishte roli i magnezit në sintezën dhe kontrollin e nivelit të kësaj vitamine në trupin tuaj.

Vitamina D është një substancë shumë e veçantë. Trupi juaj nuk mund të bëjë pa të, por është e vështirë ta gjesh në ushqime. Ajo prodhohet direkt nga lëkura, në sajë të kontaktit me rrezet e diellit. Një studim i ri, ka zbuluar se furnizimi me rreze nuk mjafton, duhet të siguroheni që të merrni edhe dozën e duhur të magnezit, i cili është thelbësor për trupin tuaj që të asimilojë vitaminën D.

Ky element është thelbësor për të mbajtur kockat tuaja të forta dhe të shëndetshme, duke parandaluar kështu rrezikun e thyerjeve dhe vuajtjeve nga osteoporoza. Gjithashtu ajo është e rëndësishme për trurin tuaj dhe parandalimin e skizofrenisë. Në qershor, një studim u botua në revistën ‘Nature’, ku autorët demonstruan zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrëve tek njerëz që raportuan nivele të larta të vitaminës D në trupin e tyre.

Por ajo që hulumtuesit në Universitetin Vanderbilt në Nashville, SHBA, kanë zbuluar është se nuk mund të injoroni një element kyç për sintezën e kësaj vitamine nga trupi juaj: magnez. Një kripë minerale që merr pjesë në prodhimin e energjisë për trupin tuaj dhe mbron eshtrat dhe traktin gastrointestinal.

Dr. Qi Dai, profesor i Departamentit të Epidemiologjisë dhe autori kryesor  i studimit, kishte treguar tashmë se si një person që kishte një sasi të mirë të magnezit në trup kishte më pak rrezik ta gjente veten me një nivel të ulët të vitaminës D. Falë kërkimit të ri, u gjet se si magnezi kontribuon në sintezën e kësaj substance, pavarësisht nëse ndodh përmes ekspozimit ndaj dritës së diellit ose nëse burimet janë një dietë e saktë dhe shtesë.

Sondazhi u krye në 180 pacientë dhe rezultatet treguan se magnezi vepron si një polic trafiku për trupin tuaj: stimulon një prodhim më të madh të vitaminës D kur është shumë i ulët, por gjithashtu kontrollon praninë e tepërt të saj, e cila e kombinuar me një sasi shumë të lartë të kalciumit rrit rrezikun e hypercalcaemia.

Në këtë pikë, ju do të siguroheni që trupi juaj të mund të llogarisë një dozë të saktë të vitaminës D. Në këtë mënyrë do t’ju duhen vetëm 30 minuta në ditë ekspozim ndaj rrezet UV edhe gjatë dimrit. Gjithashtu, ka disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë si vaji i mëlçisë të merlucit dhe disa lloje peshqish.

Por mos e neglizhoni magnezin. Ju duhet të merrni rreth 6 miligram për kilogram, kështu që shuma ndryshon sipas peshës trupore. Por nëse jeni një grua shtatzënë ose nëse keni një fëmijë të vogël, doza ditore rritet deri në 15 miligramë. Ushqimet që janë të pasura me to janë perime me gjethe jeshile, bishtajore, sidomos fasule, bizele dhe drithëra.

 

 

 

Burimi / www.ohga.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top