Për gjyshet e mia që janë gjithmonë në zemrën time. Ato kanë qenë një shembull i jetës, mësimet e tyre rrjedhin si gjaku në venat e mia. Ato thonë se vdekja nuk është asgjë. Sapo të kalosh në anën tjetër është sikur të fshihesh në dhomën tjetër. Unë jam gjithmonë unë dhe ju jeni gjithmonë ju. Jemi akoma ajo që ishim më parë për njëra-tjetrën.
“Më thërrisni me emrin që më keni thënë gjithmonë, i cili është i njohur për ju; flisni me mua me të njëjtën mënyrë të dashur që keni përdorur gjithmonë. Mos e ndryshoni zërin tuaj, mos u bëni solemne dhe të trishtuara.
Vazhdoni të qeshni me ato që na bënë të qeshnim, për ato pak gjëra që na pëlqyen aq shumë kur ishim bashkë. Lutuni, buzëqeshni, mendoni për mua! Emri im është gjithmonë fjala e parë e njohur: shqiptojeni atë pa asnjë gjurmë të vogël të hijes ose trishtimit. Jeta jonë ruan gjithë kuptimin që ka pasur gjithmonë: është njësoj si më parë, ka një vazhdimësi që nuk prishet.
Pse duhet të jem jashtë mendimeve dhe mendjes suaj, vetëm sepse jam larg syve tuaj?
Nuk jam larg, jam në anën tjetër. Siguroni veten se gjithçka është në rregull. Do të rizbuloni zemrën time dhe do të gjeni butësinë e saj të pastër. Nëse më doni thani lotët dhe mos qani: buzëqeshja juaj është paqja ime”.
Burimi / https://www.facebook.com/lavitadiunadonna/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.