Këshilla & Arsye

May 21, 2016 | 8:18

Për të kultivuar dialogun konstruktiv me fëmijët

Të pabindur dhe tekanjozë… shumë prindër nuk dinë më se si të sillen me fëmijët e tyre.

”Nuk e duroj dot profesorin e frëngjishtes, më vuri notë të keqe sepse kisha harruar fletoren në shtëpi”. Përpara tonit plot emocione të fëmijës priremi ta minimizojmë problemin: “S’është ndonjë gjë e rëndë”; e bëjmë të ndihet në faj “Ti gjithnjë e harron fletoren” ose e ndalojmë të vazhdojë më tej ”Mos fol kështu për profesorin”. Për ta ndihmuar, e mbysim me këshilla dhe komente. Rezultati: fëmija bllokohet dhe nuk ka më dëshirë të shprehet. Dhe pastaj, a jeni të sigurt se dini ta rrokni problemin? Cilado qoftë sjellja juaj drejt fëmijëve, le të provojmë të zbulojmë se cila është mënyra më konstruktive për të folur me ta.

Ushtrimi i parë

Mësoni të dëgjoni

Të dëgjosh, do të thotë të japësh vëmendje duke respektuar ndjenjat dhe aftësitë e bashkëbiseduesit. Filloni të flisni me fëmijën tuaj për problemet që ka hasur, për shembull, në shkollë. Mos flisni, thjesht shiheni dhe dëgjojeni me kujdes. Bëjeni të arsyetojë me zë të lartë: do të ndihet i aftë ta zgjidhë problemin vetë, i nxitur edhe nga besimi që i jepni. Dhe do të jetë gjithë mirënjohje kundrejt jush…

Ushtrimi i dytë

Jepni alternativa

Nëse fëmija juaj për shembull nuk bën detyrat ose nuk i vë në rregull rrobat, provoni që të mos e detyroni t’i bëjë duke i dhënë urdhra. Pse? Do të hiqte dorë nga identiteti dhe nuk do të zhvillonte aftësinë për të bërë zgjedhje dhe për ta drejtuar jetën e vet. Të ketë mundësinë e zgjedhjes është themelore për t’u ndier i lirë dhe zot i jetës së vet. Nëse vendos vetë për gjërat e tij, ka shumë gjasa të forcojë vetëvlerësimin dhe sensin e pavarësisë. Në vend që t’i jepni urdhra, bëni propozime: “Preferon të vësh rregull para apo pasi të kem larë unë dyshemenë?”, “Preferon t’i bësh detyrat e matematikës para apo prapa frëngjishtes?”. Dhe shprehini dëshirat tuaja: “S’më pëlqen të shoh rroba përtokë, shpresoj që ti t’i sistemosh në sirtar”.

Ushtrimi i tretë

Kuptoji ndjenjat e tij

Kaloni kohë me fëmijët tuaj dhe vëzhgojini: gjuhën e tyre verbale dhe atë të trupit. Si u afrohet moshatarëve të tij, çfarë preferencash ka, sa kureshtar është… Kuptoni ndjenjat e tyre, do t’ju ndihmojë. Nëse fëmija juaj thotë: “Edi më ka trajtuar si budalla para fëmijëve të tjerë”, mos ndë- rhyni për t’ia rregulluar marrëdhënien me shokun. Dhe mos e fajësoni. Por lërini kohë të kuptojë atë që ka ndodhur: pak nga pak do të reshtë së treguari për vuajtjet e tij dhe gjithnjë e më shumë do të aftësohet për të përballuar provat me të cilat jeta ka filluar ta vërë përballë. Provoni t’i thoni: “E di, është e dhimbshme kur një shok të tall para të tjerëve, më ka ndodhur edhe mua…”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top