Mirëqenie

February 11, 2017 | 7:00

Për të kultivuar qetësinë e brendshme

Praktikoni sa më shumë ecjen, frymëmarrjen e thellë si teknikë relaksuese dhe meditimin.

Finding her centre

Të gjitha këto veprime nuk kanë të bëjnë me trishtimin apo zemërimin. Të mësosh të meditosh dhe të mbash nën kontroll emocionet e tua personale nuk është aq e thjeshtë, por është rruga më e sigurt dhe efektive për të njohur më mirë veten. Të bësh përpjekje për të larguar nga vetja gjendjen negative shpirtërore është fillimi i një rruge të mbarë drejt mirëqenies personale. Një nga mesazhet më të rëndësishme të psikologjisë pozitiviste është se analiza e vetes dhe ekuilibri i brendshëm nuk kanë të bëjnë vetëm me të kuptuarin e situatës. Është një punë e mirëfilltë praktike me veten. Duhet të punojmë me gjendjet tona shpirtërore për të gjetur qetësinë e vërtetë.1

“Nuk është e komplikuar të mësojmë të luajmë në piano nëse kemi këmbëngulje. Janë të nevojshme vite të tëra praktikë për të arritur një nivel të kënaqshëm. Ky është një shembull për të kuptuar se pas këmbënguljes, punës së vazhdueshme me veten, mund të ndihemi mirë dhe të qetë shpirtërisht”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top