Mos kërkoni të gjeni partner me çdo kusht
Më parë shndërrohuni në atë person me të cilin ia vlen barra qiranë të rrish. Mos jini të fiksuar me idenë që duhet të filloni kërkimin e shfrenuar për personin ideal, atë perfektin. Jeta është një mësim i vazhdueshëm ku çdo gjë ka rëndësi, ku çdo marrëdhënie e kaluar lë një përjetim pas, një kujtim që, në fund të fundit, bën pjesë te ju, por nuk është ajo që përcakton gjithçka. Nuk janë dështimet ato që ju përcaktojnë ju si person, por ju “mësojnë” se si të ecni përpara me më shumë siguri.
• Nuk bëhet fjalë të kërkoni, por të qëndroni gjithnjë të kujdesshëm për vetëvlerësimin tuaj, duke pasur të qartë se çfarë dëshironi. Largohuni nga gjithçka që mund t’ju
dëmtojë.
• Punoni çdo ditë me veten, rrituni së brendshmi, shijojeni veten, personin që reflektohet në pasqyrë. Lumturia juaj e brendshme, ekuilibri dhe maturia emotive janë dhurata më e çmueshme që mund t’i bëni partnerit të ardhshëm.
Punoni mbi ekuilibrin personal dhe emotiv
Është e mundur që zemra juaj është përballur më parë me një apo më shumë lidhje që kanë dështuar, përveçse është “plagosur”, duke pasur ende gjurmë që nuk janë
fshirë.
• Pas një dështimi apo ndarjeje, është thelbësore të rikuperoni lidhjen me veten, me atë që jeni, me nevojat tuaja, me zërin e brendshëm. Keni kaluar shumë kohë duke i përqendruar të gjitha energjitë tuaja te personi tjetër dhe tashmë ka ardhur momenti t’i jepni përparësi vetes suaj.
• Kalojeni frikën se jeni vetëm apo se ju kanë braktisur. Është e rëndësishme të mësoni që rrini vetëm, pa e konsideruar si një aspekt traumatik.
• Duke e bërë këtë gjë, do të rikuperoni vetëvlerësimin, dashurinë për veten dhe lidhjen me veten tuaj. Do të ndiheni mirë për atë që jeni, atë që keni dhe atë që keni mësuar. Do t’ia dilni të zhvendosni vëmendjen nga boshllëqet, mangësitë dhe nevojën që, në njëfarë mënyre, prisni që t’jua përmbushin të tjerët.
Të bini në dashuri është e thjeshtë, por krijimi i një dashurie të vërtetë kërkon mund
Ka dashuri që vijnë papritmas dhe që na tronditin themelet. Janë, tamam siç kemi thënë në fillim të artikullit, dashuri të pashpjegueshme. Nuk është e nevojshme të ndalemi te mënyra se si kanë ardhur, e rëndësishme është që, ditë pas dite, një marrëdhënie të mbështetet në harmoni me respektin, ekuilibrin e forcave, me atë bashkëpunim që lejon të entuziazmoheni dhe të kuptoni. Ndërtimi i një marrëdhënieje të vetëdijshme kërkon vullnet nga të dy palët, duke mësuar t’u jepni vlerë të gjitha diferencave, jo vetëm atyre gjërave që ju bashkojnë.
Kujtoni: mos kërkoni dashurinë ideale apo perfekte. Jemi të gjithë qenie joperfekte që mundohemi ditë pas dite të ndërtojmë një jetë perfekte. Kjo është e rëndësishme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.