Me siguri e dini që nëse ju nis mbarë mëngjesi, e mirë do të jetë edhe pjesa tjetër e ditës. Sepse kur e kapni ritmin e mirë, çdo gjë shkon më lehtë, prandaj ju sjellim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të keni mëngjese të suksesshme.
Zgjohuni me kohë
Nuk themi zgjohuni herët, sepse nuk jemi të gjithë persona të hershëm të mëngjesit. Të zgjoheni me kohë do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni me ngut dhe shpejt e shpejt për punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.
Hani mëngjes të shëndetshëm
Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, megjithatë shumë e kapërcejnë. Pavarësisht se a ju shqetëson pesha, ngrënia e mëngjesit është thelbësore. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë dhe përqendrim. Drithëra me qumësht, vezët, sallami, pashteta…zgjidh e merr. E rëndësishme është që ta hani mëngjesin.
Planifikoni ditën
Minutat e parë kaloni duke planifikuar. Cilat janë ato detyra të vogla, por urgjente që duhet të kryhen sot.
Mos u humbni
Produktiviteti është spirale pozitive,e cila vazhdon pandërprerë nëse mbetet i përqendruar. Në punë bëni punë me rëndësi, dhe sa më pak “humbni kohë” kot. Nëse duhet të qëndroni diku tetë orë, atëherë këtë kohë shfrytëzojeni maksimalisht.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.