Një marrëdhënie e lumtur nuk krijohet brenda natës. Gjatë viteve ju ndesheni me shumë vështirësi. Por pavarësisht këtyre, në çift ekziston respekti reciprok dhe admirimi. Çiftet e lumtura jetojnë jetën e tyre së bashku, bëjnë gjëra së bashku dhe kalojnë kohë së bashku.
Nëse ju dëshironi të keni një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur, duhet të mbani mend këto pesë fjalë:
MËSONI
Ju duhet të mësoni se çfarë gjërash pëlqen apo urren partneri juaj. Duhet të gjeni kohë për të kuptuar partnerin. Duhet të njiheni me historinë e tij personale, mendimet, emocionet dhe besimet.
KUFIJTË
Çdo person dhe çdo marrëdhënie ka kufijtë e saj. Duke respektuar kufijtë personal, ju respektoni njëri-tjetrin.
JETO
Jetoni jetën tuaj së bashku. Njerëzit kanë nevojë për të kaluar kohë me njëri–tjetrin.
QESHNI
E qeshura është ilaçi më i mirë. Çiftet që janë të qeshur, janë të lumtur së bashku. Mos e merrni njëri-tjetrin shumë seriozisht.
DASHURONI
Gjithkush jep dhe merr dashuri ndryshe. Njerëzit të cilët kanë marrëdhënie të lumtur e kuptojnë këtë dhe kërkojnë ti japin partnerit të tyre llojin e dashurisë që u nevojitet. Ata janë të përkushtuar për arritjen e lumturisë.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.