Këshilla & Arsye

May 2, 2016 | 7:51

Për të qenë më të mirë në punë … mjafton pak pushim me smartphone!

Dëshironi të jeni sa më produktivë dhe sa më të lumtur gjatë ditës së punës? Nëse përgjigja është po, mjafton një pushim i vogël për t’i shkruar një mesazh një miku/e, ose të kontrolloni shpejt faqen e Facebook-ut ose të luani “Angry Birds”. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kansasit, Sooyeol Kim doktor në Shkencat Psikologjike, argumenton se praktimi i pauzave të shkurtra duke u marrë me një mjet teknologjik, shërben më shumë si një përfitim se sa një disavantazh për vetë kompanitë. Në studimin ku morën pjesë 72 të punësuar me kohë të plotë, në sektorë të ndryshëm, iu kërkua të shkarkonin një aplikacion që maste kohën e përgjithshme shpesh përpara një aparati smartphone në harkun e një dite pune. Aplikacioni e ndante përdorimin në aparat në kategori të tilla si argëtim, që përfshinte lojërat “angry birds” apo “candy crash” në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Në fund të ditës së punës, pjesëmarrësit e studimit përpilonin një pyetësor mbi mirëqenien dhe perceptimin. Nga rezultatet doli se punonjësit shpenzonin përgjithësisht 22 minuta në tetë orë pune për të luajtur/kontrolluar smartphone-in dhe se ky pushim i shkurtër gjatë punës i bënte ata më të qetë në fund të ditës së punës. “Komunikimi me miqtë dhe me anëtarët e familjes apo loja me smartphone, ndihmojnë punonjësit të shërohen nga stresi i mbledhur dhe në të njëjtën kohë të rifreskojnë mendjen për t’u përqendruar në detyrat e përditshme të punës”, thotë Kim Sooyeol, autor i këtij studimi. Të bësh pak pushim gjatë kohës së punës është e rëndësishme, sepse për një punonjës është e vështirë të përqendrohet për tetë orë pa lëvizur nga vendi. Pushimet e shkurtra me smartphone janë të ngjashme me kategori të tjera si: të bisedosh me kolegët, lëvizësh nëpër korridoret e vendit të punës apo të marrësh një kafe. Këto pushime të shkurtra janë të nevojshme shumë pas i ndihmojnë punonjësit ta përballojnë më mirë punën. Çdo ditë njerëzit përballen me faktorë të ndryshëm dhe të panumërt të stresit të tilla si detyrat e punës, caktimi i aktiviteteve të ndryshme, problemet familjare apo probleme të tjera të jetës. E nevojshme është të kuptojmë se si ne mund të ndihmojmë njerëzit të përballen me situata të vështira duke ofruar strategji për përballimin e dobishëm dhe efektiv.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top