Këshilla & Arsye

July 18, 2016 | 8:21

Për të qenë të zotë në matematikë nuk është nevoja të jemi inteligjentë

Sipas disa kërkimeve, inteligjenca nuk do të ishte një faktor i fortë përcaktues në mësimin e matematikës. Ajo që vlen në fakt do të ishte motivimi i brendshëm, si psh: ta studiosh matematikën për kënaqësi ose për të marrë nota të mira. Nga një studim që u bë me 3500 fëmijë bavarezë, u vërtetua se fëmijët inteligjentë mësojnë më shumë në fillim. Me kalimin e kohës, faktorët si motivacioni dhe strategjitë e të mësuarit shndërrohen në përcaktues të proceseve të të mësuarit të lëndës së matematikës. Si rrjedhojë e këtij studimi do të ishte mirë që të krijoheshin programe edukative të përqendruara në motivimin e të rinjve, pasi kjo do të ishte një mënyrë produktive për të përmirësuar aftësitë në mësimin e matematikës!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top