Një studim i kryer nga Universiteti i Uashingtonit dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit tregoi se vera ndihmon në rënien në peshë falë një substance të quajtur “resveratrol”.
Kjo substancë, që gjendet tek vera e kuqe, pret oreksin, që do të thotë se pas një ose dy gota vere nuk do të kontrolloni më frigoriferin. Studimi i Harvardit, ku u monitoruan 20 mijë femra përgjatë 13 viteve, tregoi se femrat që konsumonin dy gota verë çdo ditë ishin 70% më pak të rrezikuara të bëheshin obeze.
Substanca “resveratrol” gjendet edhe tek luleshtrydhet, manaferrat dhe rrushi, prandaj, nëse nuk ju pëlqen vera, mund të konsumoni këta fruta për të rënë në peshë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.