Këshilla & Arsye

April 6, 2016 | 14:53

Për të shmangur frikën nga errësira

1.Analizoni vështirësitë

Frika nga errësira mund të jetë më e madhe në disa momente të jetës e lidhur me tjetërçka. Me çfarë problemesh përballeni? A ka diçka që ju turbullon dhe shqetëson në mënyrë të veçantë? Përpiquni të analizoni mendimet tuaja negative dhe pyesni veten se çfarë e ka nxitur frikën tuaj nga errësira. Përpiquni të përqendroheni në emocionet tuaja, qoftë edhe duke i shkruar në një ditar ose fletore. Këmbëngulni të kuptoni ciklet, sipas të cilave iu shfaqet frika tuaj. Do të keni kështu një kuadër më të qartë të situatës.

2.Gërmoni mes kujtimeve

Ndonjëherë, pas një vështirësie lehtësisht individuale, fshihet një problem i thellë, që shpesh është shkaku i vërtetë i një sëmundjeje. Në errësirë nuk shihet qartësisht çfarë na rrethon. A mos ndoshta keni nevojë të mbani gjithçka nën kontroll? Kur ishit të vegjël, ndoshta iu trembnin duke iu thënë se nëse bënit një gabim, do të vinte njeriu i zi ose diçka të ngjashme? Provoni të gërmoni mes kujtimeve të fëmijërisë dhe kërkoni të kuptoni se pse nuk ndiheshit të sigurt gjatë netëve. Nata dhe uji janë hapësirat ku lulëzojnë emocionet tona…

Bëhuni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja

Shpesh frika nga errësira mund të jetë e lidhur me frikën nga vetmia. Në shoqërinë e të tjerëve, ndoshta ndiheni më të sigurt. Pse trembeni të rrini vetëm? Pse në errësirë, bota iu shfaqet kaq kërcënuese? Ka mundësi që të mos ndiheni të sigurt vetëm me veten dhe mendoni se keni nevojë gjithnjë për dikë në krah. Një ushtrim i mirë për të fituar sigurinë maksimale, është të njihni aftësitë tuaja dhe të dhënat. Filloni duke u përqendruar në talentet tuaja dhe përpiquni t’i zhvilloni mirë. Merreni edhe një herë ditarin tuaj. Ndajeni një faqe me dysh dhe nga një anë shënoni pikat tuaja të forta, në tjetrën, përkundrazi tiparet që do të dinit të përmirësonit. Me kalimin e kohës, përpiquni të punoni me dobësitë tuaja dhe, pak nga pak, kaloni në anën tjetër të faqes… Një mënyrë për të parë errësirën me sy tjetër…

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top