Pika e parë
Pranimi i rregullave në emër të bashkëjetesës së mirë nënkupton dorëheqjen nga diçka personale. Mund edhe të trajtohet si një ankim narcizist, në sensin që për të garantuar stabilitetin në grupin (familje), pjesë e të cilit jam, më duhet të heq dorë nga diçka që më pëlqen vetëm mua, por që shqetëson atë që kam në krah. Ta ngre volumin e radios mund të më pëlqejë shumë, por shqetësoj prindërit apo fqinjët. Të kthehem në shtëpi kur të më pëlqejë (prej këtej rrjedh shprehja e famshme: (shtëpia nuk është hotel). Mund të më pëlqejë, por jo kaq prindërve. Provoni të reflektoni.
Pika e dytë
T’i lëmë fëmijët e lirë të shprehin vetveten dhe gjithë potencialin e tyre krijues? Në emër të kësaj thënieje shumë prindër nuk arrijnë t’i ndalin fëmijët e tyre as edhe kur ata vizatojnë me laps mobiliet e shtëpisë. A ka ndonjë lidhje mes fëmijëve të lirë për t’u shprehur në këtë mënyrë në shtëpi dhe të rinjve që mbushin me grafite muret e qytetit? Nëse familja është vendi ku fëmijët pranojnë rregullat e para, në funksion të bashkëjetesës shoqërore këta fëmijë do t’i pranojnë rregullat edhe jashtë… Provoni të përballoni me të tjerët këtë diskutim.
Pika e tretë
Ka mënyra të ndryshme për të ndërtuar me fëmijët një marrëdhënie në funksion të respektimit të rregullave. Janë të paktën 5 tipe të marrëdhënieve, vlerësojnë studiuesit: detyruese, manipulative, konkurruese, edukuese dhe bashkëpunuese. Si mund ta kuptojmë se cila syresh është më e përshtatshme dhe efikasja në funksion të vënies së rregullave? Fillimisht duhet përcaktuar se cili është qëllimi që duam të arrijmë (për shembull të pranojmë apo të mohojmë një gjë apo sjellje)? Diskutoni me të tjerët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.