Njerëzit që e viktimizojnë veten në çdo rast jetojnë në një mënyrë konstante e të pavullnetshme mosbesimi përkundrejt të tjerëve dhe mundësive pozitive të jetës, nëpërmjet ngurtësimit dhe mekanizmave mbrojtës aspak funksionalë. Këta njerëz mund të ndihmohen që të përmirësojnë kushtet e tyre të jetës dhe të rrisin vetëbesimin, në mënyrë që të mos akuzojnë të tjerët, por t’i shohin më parë problemet te vetja e tyre.
Mos kaloni kohë me njerëzit e gabuar
Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me njerëz që thithin lumturinë e të tjerëve. Ndaj mjafton të mos takoni njerëzit që ju zhvlerësojnë. Mos harroni se miqtë e vërtetë nuk janë ata që janë pranë jush kur gjërat ju shkojnë mirë, por ata që rrinë me ju
kur keni probleme.
Mos iu largoni problemeve
Përballuni me problemet tuaja, ndonëse nuk do të jetë e lehtë. Nuk ka një person të vetëm në botë që është në gjendje të përballet përsosmërisht me çdo goditje që i sjell jeta. Nuk jemi të programuar që të zgjidhim në çast problemet. Jemi bërë që të inatosemi, të trishtohemi, të lëndohemi, të pengohemi e të rrëzohemi. Në fund të fundit, ky është qëllimi i jetës: të përballemi me problemet, të mësojmë, të përshtatemi e t’i zgjidhim ato përgjatë kohës. Kjo është ajo që, në fund fare, tregon se sa vlejmë dhe çfarë jemi.
Mjaft e gënjyet veten
Mund të gënjeni këdo në botë, por jo veten. Jetët tona përmirësohen vetëm kur ndërmarrim rreziqe dhe rreziku i parë dhe më i vështiri që mund të ndërmarrim është të fillojmë të jemi të ndershëm me veten.
Mos i renditni të fundit nevojat tuaja
Gjëja më e dhimbshme është të humbisni veten duke u përkushtuar më shumë për të tjerët. Në këtë mënyrë harroni se sa të veçantë jeni. Po, ndihmojini të tjerët, por ndihmoni më parë veten. Nëse ka një kohë kur duhet të ndiqni pasionet dhe të bëni diçka të rëndësishme për veten, kjo kohë është tani.
Mos u mendoni të bëheni dikush që nuk jeni
Një nga sfidat më të mëdha të jetës është të jeni vetvetja. Do të jetë gjithmonë dikush më i bukur se ju, më inteligjent se ju apo më i ri se ju, por asnjëri prej tyre nuk do të jetë JU. Mos ndryshoni për të tjerët, por pranojeni veten për atë që jeni. Jini vetvetja
dhe njerëzit e duhur do të duan të rrinë me JU për origjinalitetin tuaj.
Mos jetoni në të shkuarën
Nuk është e mundur të filloni një kapitull të ri të jetës nëse mbeteni “të ankoruar” në të shkuarën.
Mos kini frikë të bëni gabime
Të bësh diçka të gabuar, është të paktën dhjetë herë më produktive se sa të bësh asgjë. Të gjitha sukseset fshihen pas një liste gabimesh dhe një gabim i ri të çon drejt suksesit. Në fund, do të pendoheni më shumë për gjërat që nuk keni bërë se sa për ato që keni bërë.
Mjaft e kritikuat veten për gabimet e bëra
Mund të dashurojmë personin e gabuar dhe të qajmë për të keqen që na ka bërë apo sa na ka lënduar. Një gjë është e sigurt: gabimet na ndihmojnë të gjejmë njerëzit që na përshtaten më shumë. Të gjithë bëjmë gabime dhe kemi brenga për ngjarjet që kanë ndodhur. Por keni mundësinë të modeloni ditën tuaj dhe të ardhmen. Çdo gjë që ju ndodh në jetë, ju përgatit për diçka tjetër që do t’ju vijë në të ardhmen.
Mos kërkoni të blini lumturinë
Shumë nga gjërat që dëshirojmë në jetë kushtojnë. Por, e vërteta, është se gjërat që, me të vërtetë, na kënaqin janë krejtësisht falas: dashuria, të qeshësh e të punosh për atë që të pëlqen, harmonia etj.
Mos e kërkoni lumturinë tek të tjerët
Nëse nuk jeni të lumtur me veten, s’do të mundni kurrë të jeni të lumtur në një marrëdhënie afatgjatë me një tjetër person. Para së gjithash, është e nevojshme të krijoni qëndrueshmëri në jetën tuaj para se ta ndani atë me dikë tjetër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.