Marrëdhënie

May 29, 2017 | 14:00

Për t’u miqësuar me lehtësi

Një darkë, një festë… Disa njerëz hyjnë në grup dhe krijojnë lidhje. Të tjerë qëndrojnë të veçuar… “Sa herë shkojmë me pushime, e njëjta histori. Unë dhe im shoq gjithnjë vetëm. Nuk arrijmë të krijojmë miqësi”… Situata të tilla, thonë psikologët, janë mjaft të zakonshme. Megjithatë, rrjeti i miqësive së bashku me ëndrrat i jep kuptim jetës.
Atëherë, çfarë fshihet pas pamundësisë për të hyrë e bërë pjesë në një grup?
Mund të jetë një narcizizëm i fshehtë, një natyrë vetmitare. Por mund të jetë
edhe frika e braktisjes. Ka njerëz që shmangin krijimin e lidhjeve miqësore për të
mos rrezikuar varësinë. Edhe dëshira për të qenë të pëlqyer me çdo kusht mund
të kufizojë lidhjet dhe të japë rezultatin e kundërt. Atëherë, si t’ia bëjmë?
Ja këshillat e ekspertit:

1

Ushtrimi i parë

Pyesni veten mbi sjelljen tuaj 

Mbyllni sytë për një çast: cilët janë njerëzit më të rëndësishëm për ju, me të cilët do të donit të krijonit një miqësi të vërtetë? Çfarë ju pengon ta bëni? Ndiheni të frenuar? Nga se trembeni? Të njiheni si fillim me ndjesitë tuaja është hapi i parë për t’u çliruar prej tyre.

Ushtrimi i dytë

Mjaft duke u qarë dhe merrni iniciativën

Në vend që të përqendroheni te vetja, përpiquni t’u hapeni të tjerëve dhe të rrëzoni barrierat. Guxoni… Merrni iniciativën dhe propozoni një mbrëmje në kinema, në teatër ose organizoni një darkë në shtëpinë tuaj. Do të riaktivizoni kështu rrjetin tuaj afektiv dhe do të hidhni bazat për marrëdhënie të thella.

Ushtrimi i tretë

Provoni të ndryshoni sjellje

Nuk arrini as të hapni gojën? Pa provoni të buzëqeshni, të tregoni një
sjellje miqësore, të shtrëngoni me dashuri dorën… Edhe gjuha e trupit
është themelore në shprehjen e asaj që ndjeni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top