Maria Rita Parsi Psikologe dhe psikoterapeute, autore e librit “I brishtë si një burrë”
-Burrat duan duke u nisur nga trupi. Është joshja e formave femërore që i udhëheq në zgjedhjet e tyre. Përpara se të jetë i dashuruar, një burrë do të bëjë të vetin trupin e gruas. Edhe nëse pastaj e bën vërtet të bjerë në dashuri një grua që ka tru. Në të kundërt, gratë dashurohen sidomos me një burrë të aftë për t’i vlerësuar, admiruar dhe sidomos për t’i udhëhequr.
-Përvoja (nuk) vlen. Burrat s’e kanë zakon të mendojnë për të shkuarën. Me vështirësi marrin parasysh se gjërat kanë ndodhur në mënyrë rastësore më pak sesa e kanë imagjinuar.
-Deri në shekullin e shkuar burrat dhe gratë nuk kishin të njëjtat mundësi shfaqjeje në shoqëri, pra s’kishte garim mes tyre. Sot, përkundrazi: gratë po tregojnë rezultat në shumë fusha të jetës. Burrat atëherë ose bëhen agresivë, ose zgjedhin të mos vihen në garë. Pak ngase janë frustruar nga fundi i një supermacie të lehtë ose pak nga frika se nuk janë në lartësinë e duhur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.