Mirëqenie

April 3, 2017 | 12:12

Përballimi dhe reagimi ndaj stresit

Nga MSc.Valentina Telhaj. Psikologe këshillimi/terapiste EMDR niveli I

Nga MSc.Valentina Telhaj. Psikologe këshillimi/terapiste EMDR niveli I

Të vësh mendimet në punë dhe të veprosh për t’u përballur me situata të ndryshme do të thotë të përballesh me stresin. Njerëzit e luftojnë stresin me karakteristikat e tyre të veçanta të bazuar në personalitet për të ulur nivelin e stresit.

Personat që e përballojnë mirë stresin kanë më shumë mundësi të besojnë se mund të ndikojnë tek ajo që u ndodh – apo ajo që quhet ‘amor fate’ – ‘dashuria e fatit’. Ata kanë vetëbesim dhe vetëvlerësim të madh, janë rezistentë ndaj zhgënjimeve, optimistë dhe këmbëngulës edhe në situata jo fort të favorshme. Frika e individit për kërkesat e veta dhe përmbushjet e tyre është e dobët dhe jep si pasojë ankthin. Akthi bazë është ajo ndjenja e pafuqisë dhe e vetmisë, ose e frikës nga e panjohura. Nuk duhet të harrojmë se ankthi është një karakteristikë relativisht e qëndrueshme në personalitetin e njeriut.

 

Reagimi ndaj stresit

Për të përballuar stresin dhe momentet e ankthit duhet të kemi strategjinë e duhur që na mundëson krijimin e një lloj parandalimi për rastet e ngjashme të situatave stresuese. Njerëzit me vetëbesim të dobët i përballojnë jo mirë situatat stresuese, ndërsa individët me vetëbesim të lartë nuk e kanë këtë problem. Duke u munduar t’i bien shkurt emocioneve negative dhe duke marrë masa për situatën që i paraqitet si kërcënuese, persona të ndryshëm kanë mendimin t’i zgjidhin situatat në mënyrë pozitive ku relaksimi dhe mendimet pozitive janë të dëshirueshme. Strategjia afektive e përballimit të stresit është tek individët që kanë mundësi zgjedhjeje për t’u përballur dhe selektuar mundësitë reale për përballimin ndaj stresit, niveli i ndjeshmërisë së një personi ndryshon nga një person tek një tjetër, ku gjithashtu edhe situata stresuese fokusohet në zgjidhje të ndryshme.

Shumë slogane publicitare kanë si qëllim të parandalojnë stresin, mirëpo nuk merret parasysh se pikërisht këto slogane mund të shndërrohen në burime të sigurta të stresit. Për shembull, kur fëmijët përballen me faktorë stresues ata menjëherë aktivizojnë mekanizmat mbrojtës dhe instinktivisht u kërkojnë “ndihmë” të rriturve.

Ankthi se po refuzohet nga shkaqe që nuk mund t’i kontrollojë ndikon negativisht te fëmija, sepse fakti i refuzimit krijon trauma. Përbërës të ndryshëm që mund të kombinohen së bashku ndihmojnë për të qetësuar dhe zbërthyer situatën, për vetëkontroll dhe që fëmija të vazhdojë procesin e tij. Aftësia për të pranuar përmbajtjen emocionale dhe sociale për bashkëveprim, shndërrohet në një moment shumë të rëndësishëm, sepse fëmija në atë moshë (shkollë fillore) fillon sa më shumë veprime të tjera pa praninë e prindërve. Fëmija duhet të mësojë të menaxhojë vetë ankthin, sepse mësimi i dobishëm është përballja me lehtësi në çdo vështirësi…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top