Përderisa faktorë te ndryshëm si p.sh mosha kontribuojnë në mënyrë të theksuar në favor të sëmundjes, po ashtu edhe mënyra e jetesës dhe zgjedhjet ushqimore luajnë një rol të veçantë. Një mbrojtës dietetik kundër kancerit të gjirit është një gotë me 100% lëng të rrushit të zi. Sipas një studimi të ri përbërësit natyral në lëngun e rrushit mbrojnë qelizat e shëndosha të gjirit nga dëmtimet e ADN-së.
Qelizat e shëndosha të gjirit janë ekspozuar në një ambient karcinogjen, benzo(a)pyren, që është në gjendje të nxis një zinxhir procesesh që çojnë drejt kancerit të gjirit. Megjithatë, prania e përbërësve të lëngut të rrushit bllokoi lidhjen e karcinogjenit me ADN-në e qelizave të shëndosha. Përbërësit e rrushit të zi kanë treguar aftësi të mbrojnë paraqitjen e formacionit të ADN-së si dhe të rrisin aktivitetin e enzimës e cila metabolizon dhe detoksikon karcinogjenët dhe ndërpret shkaktarët oksidues të kancerit.
Në bazë të këtyre të dhënave, antocianinet e pranishme në lëngun e rrushit si dhe disa lëngje dhe fruta të tjera meritojnë studim të mëtejshëm rreth potencialit kemo-preventiv të tyre nga kanceri i gjirit. Ky studim këshillon se lëngu i rrushit mund të jetë i vlefshëm për mirëmbajtjen e shëndetit të gjirit, duke penguar stresin oksidativ dhe duke mbrojtur nga dëmtimin e ADN-së nga qelizat që mund të nxisin zhvillimin e kancerit, ose të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit, duke zvogëluar shumimin e qelizave kanceroze.
Dietat e larta me antioksidues natyror janë shoqëruar me rrezik të reduktuar për disa lloje të kancerit. Në të njëjtën kohë pirja e lëngut të rrushit mund të jetë e mirë për zemrën sikurse edhe vera e kuqe.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.