Mëngjesi i parë për ne është një ritual, i shëndetshëm për të nisur një ditë siç duhet. Prej disa kohësh kemi mësuar të konsumojmë vaktin klasik të mëngjesit, bukë e reçel dhe lëngje frutash, apo biskota me drithëra.
Por mund të shijojmë dhe shumë përbërës të tjerë të çmuar jo vetëm për dietë, por edhe për mirëqenien e trupit, bukurisë dhe lëkurës, dhe flasim për tërshërën.
E lehtë dhe e pasur me vlera ushqyese, tërshëra ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak.
Shumë fibra
Tërshëra është një mëngjes jo vetëm i shijshëm dhe i mirë, por ndërton mirëqenien e aparatit tretës. Shumë fibra të këtij drithi ndihmon ata që vuajnë nga kapsllëku, redukton kolesterolin duke shmangur rrezikun e infarktit kardiak. Probleme me aciditetin? Provoni një gotë ujë me tërshërë dhe rezultatet do ju habisin.
Aleat i bukurisë
Mielli i tërshërës i përzier me qumësht dhe ujë të vakët, bashkë me një lugë mjaltë është një maskë e mrekullueshme për fytyrën. Mund ta përdorim si një skrab natyral për trupin.
Një dush fantastik
Një banjë relaksuese në maksimum, mjafton të hedhësh tërshërën në ujë. Shtojmë pak vaj esencial, një lugë vaj natyral dhe është një trajtim i mrekullueshëm.
Burimi / http://top-channel.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.