Këshilla & Arsye

April 26, 2019 | 9:35

Përdorimet e panjohura të vazelinës

Përdoreni për të hequr qerpikët fals

Vendosni pak vazelinë përgjatë vijës së qerpikëve, prisni disa minuta dhe do të vëreni se ato do të hiqen lehtësisht.

Përdoreni si një ndriçues jo shumë të kushtueshëm

Për një pamje natyrale, që të shkëlqeni aplikoni pak vazelinë në faqet tuaja.

Përdoreni për të shtruar qimet e pabindura të vetullave

Për t’i mbajtur drejt qimet e vetullave, lyejini ato me pak vazelinë.

Përdoreni për një manikyr të pastër

Nëse nuk doni të lyeni asnjë milimetër përtej thonjve, lyeni zonën përreth tyre me vazelinë e më pas aplikoni manikyrin.

Përdoreni si skrab për buzët

Përzieni vazelinë me sheqer dhe aplikojeni në buzë për pastrimin e tyre nga qelizat e vdekura.

Përdoreni për të bërë produktet tuaja të makijazhit

Mund të shtoni vazelinë në tonin e syve, në labelot e buzëve etj.

Përdoreni për të hequr rimelin

Për të hequr më lehtë rimelin, aplikoni vazelinë në qerpikët tuaj.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top