Studim

May 3, 2019 | 11:24

Përdorimi afatgjatë i aspirinës redukton rrezikun e disa llojeve të kancerit

Një studim i ri shëndetësor ka zbuluar se përdorimi i aspirinës për një periudhë të gjatë kohore zvogëlon zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Hulumtimet kanë përfshirë mbi 60.000 njerëz dhe në bazë të eksperimenteve është zbuluar se përdorimi afatgjatë i aspirinës ka ndikuar në reduktimin e rrezikut për zhvillim të leukemisë, kancerit të mushkërive dhe atij të prostatës.

Për këtë studim, hulumtuesit i kanë krahasuar pacientët të cilët kanë përdorur aspirinë për mesatarisht 7.7 vite me pacientët të cilët nuk kanë përdorur aspirinë fare, dhe kanë parë numrin e pacientëve të cilët pas disa viteve janë diagnostikuar me kancer.

Ata të cilët kishin përdorur aspirinë kishin pasur 47% me pak rrezik të kancerit në mëlçi dhe atij të ezofagut, 38% më pak rrezik të kancerit gastrik, 34% më pak rrezik të kancerit në pankreas dhe 24% më pak rrezik të kancerit kolorektal. Aspirina duket se nuk ka pasur ndonjë ndikim në rrezikun e kancerit të gjirit, fshikëzës dhe veshkave.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top