Sipas një studimi të bërë nga spitali “Guglielmo da Saliceto” në Piacenza, Itali, përdorimi për një kohë të gjatë i celularit mund të ndikojë në përkeqësimin e tensionit të lartë: jo për shkak të rrezatimit të mundshëm, por si pasojë e stresit që vjen kur hyjmë në kontakt me njerëz të tjerë.
Gjatë kohës së një telefonate, vlerat e tensionit kalojnë nga 121/77 në 129/82. Kjo është një rritje e dukshme e vlerave të tensionit, ndaj studiuesit sugjerojnë që të tregohemi të kujdesshëm me përdorimin e celularit dhe me telefonatat që kryejmë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.