Studim

February 24, 2018 | 13:43

Përdorimi i ibuprofenit rrit rrezikun për atak kardiak

Shkencëtarët kanë zbuluar rrezikun që kanoset nga përdorimi i disa ilaçeve të zakonshme që përdorim kundër dhimbjeve.

Një prej tyre është Ibuprofeni, medikament që përdoret gjerësisht pa recetë mjeku. Studiuesit nga Taivani kanë arritur në konkluzionin se personat që vuajnë nga hipertensioni dhe përdorin Ibuprofen, pësojnë atak kardiak brenda 4 javësh.

Mesatarisht, 1 person në 330 vetë që ka përdorur Ibuprofen, ka pësuar sulm në zemër apo goditje në tru brenda muajit, shkruan. Shkencëtarët thonë se janë edhe 4 medikamente të tjera që janë po kaq të rrezikshme sa Ibuprofeni.

Bëhet fjalë për celecobix, acidin mefenamik, diclofenak dhe naproxen. Edhe këto 4 ilaçe janë shkaktarë potencialë për atak kardiak apo goditje në tru. Rezultatet e këtij studimi janë botuar në revistën britanike “Clinical Pharmacpology”.

Ekspertët thonë se personat që vuajnë nga hipertensioni dhe përdorin ilaçet e sipërpërmendura për lehtësimin e dhimbjeve, duhet të dinë se janë më të rrezikuar dhe marrja e këtyre barnave mund të nxisë më shumë rritjen e presionit të gjakut.

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top