Në fokus

October 8, 2019 | 10:12

Përdorimi i smartfonit gjatë natës shkakton çrregullime të rënda mendore

Përdorimi i smartfonëve gjatë natës është i dëmshëm për shëndetin sepse drita e ekranit ngatërron mekanizmat neurofiziologjike duke shkaktuar probleme të ndryshme të gjumit, duke filluar nga vonesa për të na zënë gjumi deri tek pagjumësia. Për të shpjeguar pse ndodh ka folur mjeku psikiatër Battista Tura.

Lodhje dhe humor jo i mirë

Rreziku kryesor është se futeni në çrregullime të gjumit që mund të shkojnë deri në pagjumësi. Një gjumë i shqetësuar, nga ana tjetër, ka disa pasoja, përfshirë lodhjen gjatë ditës, nervozizmin dhe humorin e keq. Edhe pse ky përfundim është i vlefshëm për njerëzit e të gjitha moshave, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sidomos adoleshentëve që përdorin intensivisht smartfonin e tyre edhe gjatë natës.

Huton neurofiziologjinë

Përdorimi i smartfonit gjatë natës prish mekanizmat neurofiziologjikë. “Përdorimi në mbrëmje, mbase në shtrat dhe disa centimetra larg fushës së shikimit të një personi, mund të shkaktojë dëme. Secili nga ne riprodhon dhe sjell në vete modelin origjinal të ‘qenies njerëzore’, ai që jeton dhe vepron me dritën e diellit, ndërsa në mungesë të tij pushon dhe fle: dhe akoma sot një numër i lartë i mikrosistemeve dhe aparateve, si ato neurologjike ashtu edhe ato hormonal, vazhdojnë të ndjekin të njëjtin ligj, pa dyshim që nuk përshtaten me evolucionet e zakoneve dhe vazhdojnë të veprojnë si përgjigje ndaj dritës si stimul dhe në errësirë si një ndalesë. Nënshtrimi ndaj këtij sistemi të tërë në një stimulim intensiv ndriçues si ai i smartfonëve gjatë natës, është si të japësh një mesazh serioz konfuz, duke e detyruar trurin tonë të aktivizohet sikur të ishte ditë”.

Mungesa e gjumit në veçanti gjatë adoleshencës paraqet një nga faktorët më të rrezikshëm për çrregullime mendore të rënda.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top