Mirëqenie

April 6, 2018 | 13:08

Përdorimi i tepërt i paracetamolit dëmton rëndë mëlçinë

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë po aq sa disa sëmundjet serioze.

Helmimet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i paracetamolit mund ta dëmtojnë mëlçinë, mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe mund të jenë fatale. Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre mund të ndikojnë që në të ardhmen të kryhen më shumë studime për t’i trajtuar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.

Shkencëtarët e Universitetit Edinburgh e kishin studiuar ndikimin e paracetamolit në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve.

Testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore mes qelizave të afërta në organ. Shkencëtarët thonë se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.

Vlen të përmendet se studimi është publikuar në revistën ‘Scientific Reports’.

http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top