Studim

December 3, 2019 | 8:15

Përdorimi i tepërt i telefonave krijon gjendje paniku tek të rinjtë

Pothuajse një e katërta e të rinjve në botë, janë shumë të lidhur me telefonat e tyre, saqë sipas hulumtimeve të psikiatërve mund t’i quajmë edhe të varur. Studimi nga Kolegji King’s në Londër, thotë e një sjellje e tillë do të thotë që njerëzit të shfaqin panik ose të mërziten shumë nëse nuk kanë telefonin në duart e tyre. Të rinjtë gjithashtu nuk mund të kontrollojnë sasinë e kohës që kalojnë në telefon.

Studimi paralajmëron se varësi të tilla kanë pasoja të rënda për shëndetin mendor. Hulumtimi i botuar në BMC Psychiatry, analizoi 41 studime që përfshijnë 42.000 të rinj, për sa i përket përdorimit të smartfonëve, si një problem shumë të madh nga i cili po vuan bota sot.

Studimi zbuloi se 23%, ishin të varur nga telefonat dhe vuanin nga gjendja e ankthit nëse nuk kishin në duar telefonin e tyre, duke mos shfrytëzuar kohën për gjëra të tjera më fitimprurëse. Një sjellje e tillë varësie, krijon më vonë probleme të tjera, si stres, depresion, mungesë gjumi dhe frekuentim i pakët i aktiviteteve sociale.

“Telefonat janë kudo, e kështu nuk mund të shmangim kontaktin me ta, përveçse ta kontrollojmë kohën se sa qëndrojmë nëpër telefona apo rrjete sociale,” shprehet një nga autorët e raportit Nikola Kalk, nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës, në Kolegjin King’s në Londër.

Sipas autorit, vetë publiku duhet të ndërgjegjësohet për dëmet e përdorimit të tepër të telefonit. Ai shton se çdo gjë e tepërt është e dëmshme, ndërkohë që bashkë-autorja e studimit Samantha Sohn, shprehet se duhen bërë studime të mëtejshme për të bindur edhe më shumë njerëzit për dëmet që shkakton përdorimi i tepër i telefonit. Ajo shpjegon se faktet, janë e vetmja mënyrë për të bindur popullatën e gjerë.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top