Këshilla & Arsye

May 17, 2016 | 9:36

Përfitime jetësore nga optimizmi

Sipas disa studimeve shkencore, optimizmi rrit kapacitetet tona fizike dhe intelektuale. Ja disa shembuj nga jeta praktike:

1 – Forca për të përballuar një sëmundje Një kancerolog amerikan ka përshkruar në një nga librat e tij, me titull “Me forcën e shpirtit“, raste prekëse të përmirësimeve mjekësore tek disa pacientë me sëmundje të rënda, të cilët e kanë kaluar me sukses sëmundjen e tyre falë një “morali të çeliktë”. Por, se ku ndodhen vendet specifike të optimizmit dhe ndjesisë që ai shkakton në organizëm nuk është vërtetuar ende.

2 – Më pak trauma cerebrale Një anketë e shfaqur në revistën amerikane të mjekësisë psikosomatike në vitin 2001, tregoi se njerëzit e moshës së rritur dhe optimistë shfaqnin më pak raste të traumave cerebrale dhe vaskulare.

3 – Një jetë më të gjatë Një studim i publikuar në gazetën e personalitetit dhe psikologjisë sociale në gusht të vitit 2002, shpjegoi se personalitetet optimiste jetonin shtatë vjet e gjysmë më shumë se njerëzit e tjerë.

4 – Më shumë suksese profesionale Disa vite më parë u realizua një test i rëndësishëm mbi nivelin tonë të optimizmit dhe njerëzit që morën pjesë në këtë testim, të cilët arritën një nivel të lartë pikësh, zotëronin një sigurim jete prej 37% më të lartë sesa disa njerëz të tjerë në vendet e tyre të punës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top