Në fokus

September 25, 2019 | 12:32

Përfitimet befasuese që sjell dushi i darkës

Një dush i nxehtë në mëngjes mund t’ju zgjojë dhe madje ju rrit krijimtarinë, sipas disa studimeve. Por nëse doni të përmirësoni gjumin tuaj, bërja e një dushi gjatë natës është rruga që duhet të ndiqni. Ekspertët thonë se ka prova që një dush gjatë natës mund t’ju ndihmojë të flini.

Por truku kryesor është të mos bëni dush shumë vonë. Nuk duhet të ngroheni menjëherë para se të shtriheni në shtrat. Kjo për faktin se temperatura e trupit rritet natyrshëm deri në orët e vona të pasdites, kur ajo fillon të bjerë. Ftohja është një sinjal që na thotë se ne duhet të shkojmë të flemë, kështu që ndërprerja e këtij procesi mund ta bëjë më të vështirë të flemë.

Dushi herët në mbrëmje i jep mundësinë trupit tuaj të ftohet dhe madje mund të sjellë gjumë, thotë Shelby Harris, drejtor i mjekësisë për gjumin në Qendrën Mjekësore Montefiore të Nju Jorkut. Disa studime kanë treguar që ngrohja e trupit tuaj duke bërë një dush mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit kur ka kohë të mjaftueshme për t’u qetësuar më pas. Ndërsa shumica e hulumtimeve janë përqendruar tek kjo pjesë, një dush 20-minutësh do të ketë efekte të mrekullueshme”, thotë Harris.

Koha e dushit tuaj duhet të jetë në mënyrë të tillë që të keni të paktën një orë e gjysmë kohë para se të shtriheni, rekomandon Harris. Në këtë mënyrë deri në momentin që të shtriheni në shtrat, trupi juaj do të jetë i freskët dhe gati për gjumë. Për më tepër nëse bëni dush në këtë kohë, ju mund të lani edhe fytyrën. Pastrimi i fytyrës para se të shkoni në shtrat ju ndihmon për mbrojtjen nga rrudhat dhe ndihmon kremrat e natës dhe hidratuesit të funksionojnë në mënyrë më efektive.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top