Mirëqenie

November 9, 2018 | 14:23

Përfitimet e çmuara që sjell konsumimi i mollës

Të gjithë e njohim shprehjen e famshme “Një mollë në ditë, mban mjekun larg”. Kjo thënie ende vazhdon që të ketë fuqi sepse molla është një frut me veti të shumëfishta.

Frut i çmuar

Molla është një grumbulluese e substancave me fuqi të padiskutueshme shëruese, një aleat i mirëqenies së shëndetit dhe ruajtjes së linjave. Ajo ka një përmbajtje të ulët të kalorive, ku në 100 gram përmban vetëm 50 kalori, më pak se banania ose mandarina, plus qershia dhe shalqiri.

E pasur me vitamina dhe fibra

Molla është një rezervuar i mirë i vitaminave, nga C në B. Në 100 gram mollë gjejmë 6-8 mg vitaminë C, e barabartë me një të gjashtën e marrjes së rekomanduar ditore për një të rritur. Kujdes: përmbajtja e vitaminës C arrin përqendrimin maksimal kur fryti është plotësisht i pjekur. Molla gjithashtu përmban vitamina të grupit B, përkatësisht B1, B2, B5 dhe B6, që marrin pjesë në shumë prej reaksioneve kimike që ndodhin në  organizmin tonë në sajë të substancave antioksiduese. Në brumin e mollës ka edhe fibra. Molla ndihmon në rregullimin e funksionimit të zorrëve.

Aleate e çmuar në kuzhinë

Molla ka një larmi të madhe përdorimesh dhe secila ka karakteristika të veçanta që e bëjnë këtë fryt të gjithanshëm edhe në receta të ndryshme. Ajo mund të përdoret si aromatizuese, në ëmbëlsira në sallata, në pilaf (p.sh. mollë dhe pilaf me lëng pule me kungull). Kurse për ëmbëlsirat, recetat janë të panumërta pa harruar shijen e tyre kur hahen të freskëta.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top