Lifestyle

July 13, 2019 | 8:16

Përfitimet e çmuara të Jojobës, për flokët dhe fytyrën

Jojoba është një bimë shumëvjeçare, farat e të cilës përmbajnë vajra esencialë që shërbejnë si laksativ për njerëzit. Ajo përdoret në shumë produkte kozmetike dhe mjekësore.

Substancat që përmban ky vaj janë të qëndrueshme, të cilat nuk dëmtohen lehtësisht dhe struktura e tij përfshin atë të yndyrës që gjendet në lëkurë, gjë që e bën atë një zbutës të mrekullueshëm dhe ideal për çdo lloj lëkure. Mban lagështirën dhe elasticitetin e lëkurës. Ai gjithashtu përmban disa acide të cilat kanë efekte anti-inflamatore.

Vaji i jojobës përdoret si për lëkurën ashtu dhe për flokët, ku mund të themi se në të dyja rastet përfitimi është fantastik:

  • Shërben si hidratues i lëkurës
  • Kuron dhe pastron lëkurën nga puçrrat dhe pikat e zeza
  • Largon rrudhat
  • Mund të përdoret edhe për të pastruar makijazhin
  • Është shërues i mirë për djegiet nga plazhi
  • Pastron lëkurën e kokës nga bakteret
  • Ndihmon qarkullimin në lëkurën e kokës
  • Vepron kundër zbokthit
  • Zbut flokët dhe i bën ata të shkëlqejnë

Këshillohet që të lyeni gjithë trupin dhe flokët pasi jeni larë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top