Mirëqenie

June 26, 2019 | 12:37

Përfitimet e pabesueshme të shafranit: një erëz e vërtetë terapeutike

Shafrani është një erëz e përdorur gjerësisht në gatim, për të dhënë ngjyrë dhe shije në shumë gatime. Kjo erz merret nga stigmat e luleve të bimës së Shafranit, përmban shumë komponime me vetitë terapeutike.

Studime të ndryshme shkencore e kanë lidhur shafran me disa nga përfitimet tona shëndetësore, duke filluar nga detoksifikimi i trupit deri te përfitimet estetike për lëkurën. Më poshtë kemi listën e përfitimeve më të rëndësishme të shafranit.

Antidepresant. Dy doza ditore prej 15 mg shafran ndihmojnë në trajtimin e depresionit të butë, sipas një studimi të botuar në Shtetet e Bashkuara efikasiteti i tij është i njëjtë me atë të ilaçeve Prozac.

Pastrues. Konsumi i rregullt i shafranit pastron indet e trupit (sidomos trurin, zemrën, mëlçinë, veshkat dhe mushkëritë) nga komponimet toksike natyrore ose artificiale. Ky përfitim është për shkak të flavonoideve që gjenden në shafran, të cilat ndihmojnë për të luftuar efektet e radikaleve të lira.

Zvogëlon oreksin. Shafrani gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë, në sajë të aftësisë së tij për të reduktuar oreksin. Përveç përdorimit si erëz, mund të konsumohet si ekstrakt.

Përmirëson kujtesën. Curcuma, një komponent aktiv i shafranit, përmirëson aftësitë njohëse dhe kujtesën e njerëzve që vuajnë nga Alzheimer.

Dhimbjet menstruale. Një sasi e përditshme prej 30 mg shafran ndihmon për të lehtësuar simptomat e sindromit premenstrual.

Për lëkurën. Një përbërës i shumë kremrave, shafrani lehtëson kruajtjen, mbron nga rrezet e diellit dhe e mban lëkurën të hidratuar.

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top