- Çaj
Një filxhan çaji nga lëvorja e bananes është më i shëndetshëm nga sa mund ta imagjinoni. Vetitë e tij ndihmojnë për të trajtuar depresionin, insomninë, ankthin, gjithashtu rrit imunitetin dhe përmirëson funksionin metabolik. Pastroni lëvoren dhe ziejeni për 10 minuta.
- Hani lëvoren
Kjo mund t’ju surprizojë, por ju mund ta hani lëvoren e bananes. Lëkura e saj ka shumë përbërës të dobishëm për trupin tuaj.
- Gërvishtjet e CD
Nëse keni një CD shumë të dëmtuar përdorni pjesën e brendshme të lëvores së bananes, aplikojeni tek CD e dëmtuar dhe më pas pastrojeni me një material të butë.
- Shkëlqyes
Nëse ju nevojitet një shkëlqyes në kushte shtëpie për këpucët, argjendin ose lëkurën, përdorni lëkurën e bananes për t’ua dhënë atë.
- Mbrojtje nga dielli
Në studimet aktuale, faktorët alkalinë në lëvoren e bananes përmbajnë funksion të lartë mbrojtës ndaj diellit.
- Zbardhues dhëmbësh
Lëkura e bananes nuk është as acide as gërryese, kështu që pjesa e brendshme e bananes është një mënyrë natyrale për zbardhjen e dhëmbëve. Kjo nuk e zëvendëson larjen e dhëmbëve por ndihmon në largimin e njollave dhe zbardhjen e tyre.
- Uthull e bërë në shtëpi
Fermentimi i lëvores së bananes nxjerr uthull. Duke përdorur vetitë antiseptike të uthullës, mund të trajtoni erën e keqe të këmbëve .
- Gatimin e mishit
Vendosini mishit lëvore bananesh para se ta piqni, kjo do e mbrojë nga dehidratimi.
- Pure
Një mënyrë e shijshme dhe e shëndetshme e lëkurës së bananes është pureja. Mund ta gatuani me xhinxher, qepë, limon, hurma arabe, sheqer dhe shafran.
- Pleh
Lëkurat e thara janë shumë të dobishme për kopshtin tuaj, pasi ato mund t’i përdorni si pleh për bimët tuaja.
- Trajton hemorroidet
Ngrënia e një bananeje në ditë me stomakun bosh trajton hemorroidet pasi banania është e pasur me fibra.
- Trajton rrathët e zinj të syve
Lëvorja përdoret edhe për lëkurë, ajo eliminon rrathët e zinj poshtë syve dhe lodhjen e lëkurës. Vendosini tek sytë tuaj për të paktën 30 minuta çdo ditë për të reduktuar inflamacionet.
- Heq ciflat nga lëkura
Në lëkurën e bananes kanë përbërës që nëse e fërkon melëkurën ku ka hyrë cifla, e ndihmon atë të dalë jashtë.
- Pickimet
Pickimet nga insektet mund të jenë të dhimbshme dhe të shkaktojnë kruajtje, por lëkura e bananes ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe largon kruajtjen.
- Redukton puçrrat
Lëkura e bananes ka përbërës shumë të dobishëm për lëkurën. Një nga përfitimet më të mëdha është ajo ndaj puçrrave, pasi hidraton dhe heq irritimin.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.